Politikë

Kryemadhi: Klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha të rinjve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 22/11/21 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me ekipin e LSI të gjimnazeve, nga ku është shprehur se dështimi i realizimit të ndryshimit më 25 prill ka vrarë sshpresat e të rinjve për të ardhmen.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook, Kryemadhi shkruan se klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha të rinjve shqiptarë.

Postimi i Kryemadhit

Gjimnazistëve të kësaj gjenerate, klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha. Dështimi i realizimit të ndryshimit në 25 prill, ka vrarë pikë së pari shpresat e tyre për të ardhmen, e ka shtuar radhën e atyre që talentin e tyre e shohin më të vlerësuar jashtë vendit, larg familjes. Të rinjtë janë forca vitale që kërkon dhe di të japë më shumë për zhvillimin e vendit, e ata do të kenë përherë dedikimin total të LSI për t’i përfshirë në vendimmarrje, që politika të jetë e formësuar me idetë e tyre në shërbim të së ardhmes së tyre! Kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë të gjimnazeve, në traditën më të mirë të forcës tonë politike, për të qenë katalizatore të mendimit kritik dhe rritjes së angazhimit publik të gjimnazistëve në të gjithë vendin, si një forcë pozitive larg të vjetrës, që nxit një politikë të re që ecën me hapin e tyre galopant./ Opinion.al

Pas