Aktualitet

Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK, Rama s’mund të vjedhë 189 mln $ me…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 05/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar edhe ditën e sotme me denoncimet lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se janë me qindra mijëra fatura të cilat LSI do t’i  dorëzojë në SPAK.

Më tej Kryemadhi u shpreh se Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura, të marra nga buxheti i shtetit.

“Dezinformacione, mashtrime dhe shërbime në kuadër paniku që zyra e shtypit  të Ramës është future në sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, për të nxitur sistemin e drejtësisë për të frenuar skemën korruptive.

Rama gënjeu në komisionin hetimor, megjithatë sapo u njoha me një deklaratë të një prej kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 mln dollar nga buxheti i shtetit, dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë… kjo është një histori që SPAK do e zbardhë, nuk ju jap dot faturat deri sa të dorëzoj totalisht me qindra mijëra fatura në SPAK. Po u nxjerr vetëm një nga faturat e një kompanie… që vlerat shkojnë 220 mln lekë, 89 mln lekë…

Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Ndaj të nderuar inceneratorist, që merrni frymëzim nga Rama, fusha e beteja jonë është SPAK, ne jemi në SPAK, do vazhdojmë të dorëzojmë dokumente, SPAK të tregojë se është arbitër i drejtë, Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 mln dollarë me fatura, të marra nga buxheti i shtetit dhe të fusë në xhepat e tij dhe për të blerë çdo gjë që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet, sot Rama do ishte koleg me Bllakon dhe Kokën”-tha Kryemadhi.

Pas