Aktualitet

Kryemadhi: Iu uroj fitoren bandave, 70% e votave të pavlefshme të LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 28/04/21 |
Opi Nion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj,  Kryemadhi i uroi fitoren atyre që ajo i quajti “bandave dhe oligarkëve”. Më tej ajo tha se 70% e votave të pavlefshme ishin të LSI.

“Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vuçiç për parashikimin e rezultatit.

Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.

Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembën nga kërcënimet, por vazhduan betejën”, tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas