Politikë

Kryemadhi: Gazment Bardhi ka detyrime me drejtësinë në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 25/11/21 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me bashkëpunimin me PD gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, se PD i ka ofruar LSI, 15 mandate në zonë të sigurt, Kryemadhi tha gjatë një interviste televizive se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për listën e kandidatëve.

Kryemadhi  tha gjithashtu se i ka kërkuar Bardhit që të mos dalë garant për bandat pasi do të kishte probleme, ndërsa thekson se numri dy i PD ka detyrime me drejtësinë në Elbasan lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

“Bardhi e mori përgjigjen. Bardhi  e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe Vasili me Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me Bardhi. Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe Bardhi dhe Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm Bardhi dhe kushdo tjëtër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane”,-tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas