Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në fshatrat e Cërrikut, Belshit e Peqinit bashkë me ministrin Panariti dhe deputetin e PS, Taulant Balla.
Znj. Kryemadhi e vuri theksin tek kultura alternative ndaj kanabisit. “Ka mundësi pa fund të largojmë njerëzit nga paligjshmeria dhe pengu i krimit”, tha ajo, duke u propozuar fermerëve të heqin dorë nga hashashi dhe të fillojnë me kultivimin e shafranit. “Shafrani është një bimë shumë elitare e cila kërkon përpunim cilesor por Shqipëria dhe sidomos zona e Elbasanit ka shume mundësi për ta kultivuar”, shtoi ajo.
Deklarata u bë teksa Minstria e Bujqësise shpërndante lopët për fermerët e zonës.
Kjo deklaratë mund të shihet edhe si një kritikë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kjo nuk ështe hera e parë që LSI e përmend kanabisin si problem madhor.