Politikë

Kryemadhi: Çfarë do të ndodhë me qeverinë tranzitore


               Publikuar në : 22:03 - 25/04/19 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se qeveria tranzitore do largojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit si dhe nuk do të lejoj shit-blerjen e votës.

Kryemadhi tha se qeveria tranzitore nuk do të jetë si marrëveshja e 17majit, pasi Rama nuk do të vijë në pushtet dhe ministria e Brendshme nuk do të ndërhyjë në zgjedhje.

“Ne nuk duam që Rama të vijë e të bëjë qeveri me opozitën, por të jetë një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi dëgjuar shpesh, edhe ambasadorë, që thonë se shitblerja e votës ndodh edhe në Amerikë apo kudo tjetër. Ne nuk duam qeveri si ajo e majit të 2017, kur ministrat ishin nga opozita, por askush nuk kishte asgjë në dorë për të vepruar. Qeveria tranzitore që duam ne është ajo që krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si? Eja të ulemi e ta diskutojmë. Qeveri tranzitore do të thotë një Ministri e Brendshme që nuk fut hundët në zgjedhje”, tha Monika Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.

Pas