Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal.
Kryemadhi theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.
“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Histori a e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, -tha Kryemadhi.