Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Arsyeja kryesore pse kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

2017/12/07 at 7:17 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi: Arsyeja kryesore pse kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Kuvendi duhet të respektojë Kushtetutën.


Kryemadhi tha se para një viti e gjysmë, Parlamenti i Shqipërisë, miratoi një Kushtetutë, ku pas një debati të jashtëzakonshëm, si dhe pas një aktiviteti të një komisioni ‘ad hoc’ për Reformën në Drejtësi, sot, të paktën duhet t’i referohet.

“Ne nuk jemi kundër, ne jemi për respektimin e Kushtetutës. Ne kemi miratuar një Kushtetutë para një viti e gjysmë, pas një debati të jashtëzakonshëm, pas një aktiviteti të një komisioni ‘ad hoc’ për Reformën në Drejtësi, e cila është miratuar me 140 vota. Pra, për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar në të cilën ne ndodhemi; kemi miratuar ndryshime kushtetuese,  65% e Kushtetutes shqiptare ndryshoi. E kemi miratuar me 100% të votave në Parlament”,- u shpreh kryetarja e LSI.

Përsa i përket interpretimit të Kushtetutes për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Kryemadhi theksoi se ndryshimet që u realizuan me konsensus të gjërë mes palëve, vendosën edhe datën në Kushtetutë.

Sipas saj, me arsyetimin se kur palët nesër të vijnë në këtë pikë, apo proces, të mos ekzistojë asnjë mundësi interpretimi e Kushtetutës.

Në lidhje me interpretimet e saj, Kryemadhi tregoi se ka dy të tillë.

Ajo tha se i pari është nga Këshilli i Monitorimit të Kuvendit, ndërsa i dyti është nga një strukturë tjetër, konsultative pranë Kuvendit përsa i përket sistemit të drejtësisë, siç është EURALIUS dhe OPDAT.

“Për sa i përket interpretimeve ne kemi dy të tillë, kemi një interpretim nga këshilli i monitorimit të kuvendit, por kemi edhe një interpretim tjetër nga një strukturë tjetër që janë konsultative pranë Kuvendit përsa i përket sistemi të drejtësisë siç është URALIUS dhe OPDAT. Njëra thotë se zgjidhet me 34 vota, ndërsa tjetra me 86”,-theksoi Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së bëri me dije se është shumë e rëndësishme të kemi një standard, pasi vendi ynë është në një periudhë tranzicioni, si dhe vazhdon të mos krijojë besim në institucionet e saj, jo vetëm shtetërore, por edhe në institucionet e drejtësisë.

“Pikërisht për shkak të zbatimit të ligjit me dy standarde. Nëse ne kemi një kushtetutë ku thotë se Prokurori i Përhershëm zgjidhet me 94 vota dhe Prokurori i Përgjithshëm, i propozuar nga KLP-ja zgjidhet me 84 vota, atëherë kjo është shumë e qartë. Kushtetuta ka vendosur një predispozitë të tillë që nuk lë vend për interpretim”,-u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, qoftë kjo edhe nga institucionet konsultative të Parlamentit, por nuk e lë që ta diskutojë as Gjykata Kushtetuese, as ajo nuk ka mundësinë dhe fuqinë ligjore për të interpretuar veprimet kushtetuese të cilat janë marrë një vit e gjysmë më parë.

Ndër të tjera kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka kërcënuar SHBA dhe BE, pasi ka thënë se nëse SHBA dhe BE nuk mbështet integrimin e Shqipërisë ka edhe opsionet të tjera siç është orientimi nga Kina dhe Rusia.

“Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.

Në Shqipëri Komisioni i Ligjeve miratoi sot me votat e vetëm përfaqësuesve të së majtës nisjen e procedurave për emërimin e një Prokurori të ri të Përgjithshëm të përkohshëm.

Opozita u largua në shenjë proteste pasi sipas saj po shkelej Kushtetuta e cila ja njeh deklarimin e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit Këshilllit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili nuk është ngritur ende.

Shumica ju përmbajtj interpretimit të bërë nga ekspertët e EURALIUS-it dhe OPDAT-it sipas të cilit votimi i Kryeprokurorit të përkohshëm bëhet me shumicë të thjeshtë. Ky variant u mbështet sot publikisht dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Etiketa: kryemadhikryeprokurorishbazgjedhja me shumice te thjeshte


Ju sugjerojmë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh
Aktualitet

Telegraph: Shqipëria mes 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

27 Qershor, 2025 4:07 pm
Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile
Aktualitet

Zhvendoset Gjykata e Apelit, zgjidhje e përkohshme për Dhomën Civile

27 Qershor, 2025 3:53 pm
Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit
Aktualitet

Ministri Hasani takohet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit

27 Qershor, 2025 3:25 pm
Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
Para
Kim Kardashian sherr me nënën surrogate që po i mban fëmijën, ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën

Kim Kardashian sherr me nënën surrogate që po i mban fëmijën, ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën

Video/ Marrëdhënie seksuale në 100/km në orë, çifti që skandalizoi të gjithë

Video/ Marrëdhënie seksuale në 100/km në orë, çifti që skandalizoi të gjithë

Ronaldo fiton Topin e Artë, kurorëzohet futbollisti më i mirë i 2017

Ronaldo fiton Topin e Artë, kurorëzohet futbollisti më i mirë i 2017
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com