Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Merilend të SHBA-ve, ku një kryefamiljar ka vrarë gruan e tij, më pas të birin dhe në fund edhe veten.
Kështu, sipas mediave amerikane, ai është Nassir Siddique, i cili ka vrarë gruan e tij në shtëpi me pistoletë dhe më pas, ka udhëtuar deri në universitet për të vrarë të birin, raporton panorama.
Pas kësaj, ai ka vrarë edhe veten. Nuk dihen shkaqet e këtij krimi makabër që ka tronditur autoritetet në Uashington.