Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryediplomatja japoneze: Paqja dhe stabiliteti, vendimtare për Evropën

2024/07/19 at 9:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryediplomatja japoneze: Paqja dhe stabiliteti, vendimtare për Evropën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën.

Kamikawa tha se vizita e saj në Kosovë – që është vizita e parë – është në funskion të arritjes së paqes dhe stabilitetit në kontinentin evropian.

Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e Kurtit, në takim është biseduar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa, gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia”, u tha në njoftim.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja – edhe pse nuk është nënshkruar, për shkak të refuzimit të Serbisë – nga BE-ja konsiderohet e obligueshme për palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Vizita e ministres Yoo Kamikawa në Kosovë zhvillohet në kohën kur Kosova dhe Serbia këtë vit shënojnë 15-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike.

Në takimin mes Kurtit dhe ministres japoneze është diskutuar edhe për mënyrat se si palët mund të thellojnë dhe forcojnë raportet. Po ashtu, jatë një takimi me gazetarë në Kosovë, zyrtarë japonezë thanë se shteti i tyre po e shqyrton mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Tokio veçse ka hequr regjimin e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare të Kosovës.

Ndërkaq, në takimin mes Kurtit dhe kryediplomates japoneze për mundësinë e investimeve nga kompanitë japoneze, veçmas në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe infrastrukturës hekurudhore, shkruan REL.

Japonia i jep mbështetje Kosovës në shumë sfera përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin dhe monitorimin e ndotjes së ajrit dhe mbështetjen për televizionin publik të Kosovës.

Japonia po ashtu mbështet fushën e mbrojtjes, duke ofruar trajnime për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë ditës, ministrja Kamikawa është takuar edhe me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla. Në kuadër të vizitës, ajo është paraparë të takohet edhe me zyrtarë të tjerë në Kosovë.

Ju sugjerojmë

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën,  nuk rrëfen asgjë për krimin
Bota

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën, nuk rrëfen asgjë për krimin

15 Shtator, 2025 4:55 pm
Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
Politikë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

15 Shtator, 2025 3:49 pm
Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Aktualitet

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 2025 3:06 pm
Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Para
Çfarë dihet mbi avarinë kibernetike?

Çfarë dihet mbi avarinë kibernetike?

Mandati i Xhaçkës, reaagon Berisha: Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën

Kreu i PD-së para mbështetësve: Goja e Sali Berishës nuk mbyllet kurrë pa mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe dinjitetin e tyre

“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

TE FUNDIT

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën, nuk rrëfen asgjë për krimin

Vrasja e Kirk, atentatori “kyç” gojën,  nuk rrëfen asgjë për krimin
15 Shtator, 2025

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka deklaruar se 22-vjeçari Tyler Robinson i cili vrau aktivistin politik të së djathtës Charlie...

Lexo më shumë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
15 Shtator, 2025

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
15 Shtator, 2025

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta...

Lexo më shumë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
15 Shtator, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com