Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryediplomatja e BE: Në Evropë po shtohen sabotimet

2025/01/31 at 9:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryediplomatja e BE: Në Evropë po shtohen sabotimet

Kur ishte kryeministre e Estonisë, Kaja Kallas, përfaqësonte 1.3 milionë shtetas të një vendi të vogël që shtrihet mes Rusisë dhe Detit Baltik.


Që kur mori postin e shefes së marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2024, 47-vjeçarja flet tani në skenën botërore në emër të rreth 450 milionë evropianëve që jetojnë në 27 vende.

Por një gjë nuk ka ndryshuar: Kallas vazhdon të jetë shumë e fokusuar te Rusia. “Është e qartë se sabotimi në Evropë është në rritje,” tha Kallas në një intervistë me DW lidhur me pyetjen për dyshimet lidhur me një sërë sulmesh hibride të kohëve fundit, objekt i të cilave ishin kabllot detare në zonën ekonomike suedeze të Baltikut.

“Ne nuk duhet t’i shohim këto ngjarje të izoluara, por si pjesë të një tabloje më të madhe. Dhe duhet të kuptojmë se Rusia ka ndaj Evropës dhe arkitekturës së sigurisë evropiane synime, të cilat nuk kanë ndryshuar,” tha Kallas në intervistën ekskluzive për DW.

Si e lindur në Estoninë e pushtuar nga sovjetikët, ndoshta nuk është befasuese që Kallas konsiderohet si një nga kritikueset më të ashpra të Moskës dhe mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.

SHBA dhe BE ‘ende miq’ – këmbëngul Kallas

Po si do të jetë bashkëpunimi me administratën e re të SHBA-së nën drejtimin e presidentit ultranacionalist Donald Trump, e cila është e mbushur me radikalë të djathtë. Sapo erdhi në detyrë presidenti Trump bllokoi ndihmat për jashtë, goditi BE-në lidhur me shpenzimet e tregtisë dhe të mbrojtjes dhe tronditi Evropën me dëshirën për të vënë nën kontroll territorin autonom danez të Groenlandës.

“Ne jemi ende miq. Ne jemi ende aleatë,” tha Kallas lidhur me marrëdhëniet BE – SHBA. SHBA-ja është partneri ynë më i madh në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin e sigurisë”.

“Kam zhvilluar këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio. Ne folëm për pjesë të ndryshme të botës ku bashkëpunojmë dhe pamë se ku mund të bëjmë më shumë,” tha ajo. “Kështu që kam besim se ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

‘Mendim’ të ngjashëm për Ukrainën, por strategjia e paqartë

Duke folur për qëndrimin dhe qasjen e Uashingtonit ndaj Kievit shefja e marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian Kallas përdori tone pajtuese. “Ata po e kuptojnë se për t’i dhënë fund kësaj lufte, ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, sepse Rusia është ajo që e filloi këtë luftë”, tha Kallas.

Para se të merrte postin e presidentit Trumpi kishte deklaruar se mund të ndërmjetësonte arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite. Kjo deklaratë shkaktoi frikëra se ai mund të ushtronte presion mbi Kievin për të arritur një marrëveshje të shpejtë paqeje edhe për çështje që BE-ja do t’i konsideronte si kushte të pafavorshme, të cilat mund të inkurajonin Moskën për fushata të mëtejshme ushtarake.

Tani që ka nisur nga detyra Trumpi duket se po mban ndaj presidentit rus Vladimir Putin një qëndrim më të ashpër nga sa kishin pritur disa, megjithëse ai e ka kritikuar edhe presidentin ukrainas Volodymir Zelenski. “Presidenti Trump ka qenë shumë i fortë në deklaratat e tij ndaj Putinit,” tha Kallas. “Kështu që unë mendoj se ne kemi mendim të ngjashëm.”

E pyetur se çfarë kishte diskutuar konkretisht me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio, lidhur me strategjinë ndaj Ukrainës Kallas tha: “Ne duhet të takohemi personalisht për të diskutuar këto gjëra, por është e qartë se ata duan t’i japin fund kësaj lufte.” “Të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte, sepse të gjithë duan të ketë paqe. Por e qartë është gjithashtu, që sikurse tha edhe [Rubio], paqja duhet të jetë e qëndrueshme.”/DW



Ju sugjerojmë

Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 621 qytetarë
Aktualitet

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria merr vendimin: Falen gjobat e vendosura që nga viti…

9 Maj, 2025 2:35 pm
SPAK sqaron pse u prezantua Veliajn si i dënuar në dosje: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, Veliaj nga qelia: Votoni PS, për Shqipërinë që ecën përpara!

9 Maj, 2025 2:34 pm
Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

9 Maj, 2025 2:10 pm
“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
Bota

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

9 Maj, 2025 2:09 pm
Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Para
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Plagosja e 15-vjeçarit/ Policia zbardh ngjarjen, shpall në kërkim xhaxhain e tij

Plagosja e 15-vjeçarit/ Policia zbardh ngjarjen, shpall në kërkim xhaxhain e tij

Qytetarët në disa vende të Ballkanit Perëndimor ftohen t’i bojkotojnë supermarketet

Qytetarët në disa vende të Ballkanit Perëndimor ftohen t’i bojkotojnë supermarketet
















TE FUNDIT

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria merr vendimin: Falen gjobat e vendosura që nga viti…

Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 621 qytetarë
9 Maj, 2025

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, qeveria ka vendosur të falë gjobat. Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Veliaj nga qelia: Votoni PS, për Shqipërinë që ecën përpara!

SPAK sqaron pse u prezantua Veliajn si i dënuar në dosje: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
9 Maj, 2025

Ndërkohë që na ndjanë dy ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh në rrjetin...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një përditësim zyrtar mbi kallëzimet dhe procedimet penale të regjistruara deri më 9 maj 2025...

Lexo më shumë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
9 Maj, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetin social “X”,  bën me dije se ka biseduar disa herë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com