Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e muajit të agjërimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj uron që ky Bajram sjelltë paqe e mirësi për të gjithë.
Postimi i Veliajt:
“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!
Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”