Bota

Kryebashkiaku: Rusët kanë rrëmbyer mbi 100 persona në Melitopol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 14/04/22 |
Opi Nion

Mbi 100 njerëz janë rrëmbyer në Melitopol, tha kryebashkiaku i qytetit Ivan Fedorov. Melitopol është një qytet i vogël Ukrainën juglindore dhe është një ndër të parët që ra në duart e rusëve.

Fedorov gjithashtu u rrëmbye nga forcat ruse në mars dhe u lirua pesë ditë më vonë në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Disa u mbajtën për disa orë, të tjera për disa ditë,” raportoi agjencia e lajmeve UNIAN duke cituar Fedorov.

Ai tha se kreu i këshillit të qarkut Melitopol, Serhiy Pryyma, ka qenë në robërinë ruse për më shumë se një muaj.

Fedorov shtoi se Rusia kishte rrëmbyer aktivistët ukrainas për “qëllime propagandistike” dhe po i detyronte ata të regjistronin dëshmi të detyruara.

Pas