Policia italiane ka vënë në pranga kryetarin e e bashkisë së Sorrentos, Massimo Coppola.
Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.
Coppola u ndalua mbrëmjen e së martës teksa po fuste para në xhep, gjatë një darke në të cilën kishte shkuar pas një eventi sportiv.
48-vjeçari Massimo Coppola, me profesion avokat, u zgjodh në krye të bashkisë së Sorrento-s në zgjedhjet që u mbajtën në fund të vitit 2020.