Kryetari Bashkisë së Libohovës, Leonard Hida është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në SPAK.
Mësohet se ai është paraqitur për tu njohur me aktet e organit hetues pas kthimit të dosjes në GJKKO për hetime shtesë.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit.