Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiaku i Himarës Tavo i përgjigjet Gjikurisë: I dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim!

2024/08/05 at 8:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku i Himarës Tavo i përgjigjet Gjikurisë: I dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim!

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo ka reaguar mbrëmjen e sotme duke përsëritur ftesën drejtuar Petro Gjikurisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tavo  fillimisht shprehet mirënjohës, pasi Gjikuria e ka marrë në telefon më herët për ta uruar për fitoren.

Por më pas përmes një postimi në “Facebook”,  Gjikuria  u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në Himarë ka ardhur si pasojë e mohimit të të drejtës së mijëra qytetarëve për të votuar si dhe transformimit të listës së zgjedhësve.

Tavo ripërsërit ftesën për të bashkëpunuar me Gjikurian si nënkryetar të bashkisë Himarë.

Reagimi i Vangjel Tavos:

I dashur Petro,

Sot Himara kishte një arsye të madhe për t’u gëzuar sepse ishte ajo fituesja e 4 Gushtit, sikurse edhe unë e kisha dhe e kam zemrën plot nga mesazhet e pafundta të urimeve nga shumë e shumë banorë të Himarës, e mbështetës brenda e jashtë vendit.

Por, një shkëndijë më shumë e këtij gëzimi ishte edhe telefonata juaj e urimit e para pak orëve. E vlerësova shumë dhe e pranova sinqerisht si një akt qytetarie dhe si sjellje e një njeriu me mendësi të hapur perëndimore, por, pa e mohuar, e prita edhe me shpresën se po më telefonoje për të pranuar ftesën time publike për t’iu bashkuar programit tonë të drejtimit të Bashkisë Himarë në pozicionin e zëvendëskryetarit.

Por, pritshmëria ime e lartë ndaj teje zgjati vetëm pak e tani jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.

Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën.

Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.

Prandaj i dashur Petro, unë të përsëris ftesën time që të mos largohesh andej nga erdhe, po të qëndrosh bashkë me mua në krahun tim, në pozicionin e nënkryetarit të bashkisë.

Do të isha shumë i nderuar nëse do ta pranoje propozimin tim, ndërsa në rast të kundërt të uroj megjithë zemër rrugë të mbarë për Amerikë dhe suksese atje. Por në të gjitha rastet le të mbetemi në kontakt dhe për Himarën mos u shqetëso, sepse është në duart të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sinqerisht

Vangjel Tavo

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Zgjedhjet në Himarë, kreu i PD-së Berisha: Himara prova e fundit, kryengritje paqësore dhe qeveri teknike

Shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë amerikane shkaktojnë rënie të mëdha në tregjet e aksioneve

Shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë amerikane shkaktojnë rënie të mëdha në tregjet e aksioneve

Nesër i mbaron leja 5-ditore, Fredi Beleri kërkesë Gjykatës së Fierit

Fredi Beleri reagon nga burgu dhe ka një kërkesë për Vangjel Tavon: Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare në Himarë!

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com