Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në paraburgimin e Durrësit.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për Veliajn dhe “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Kujtojmë se kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.