Një sherr për motive pronësie ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mefsheq të Krujës, ku një person ka qëlluar me sëpatë vëllanë e tij në krah.
Ai është Ramazan Ferra, 55 vjeç, i cili ka qëlluar me sëpatë vëllanë e tij 53-vjeçar G.F. Pas plagosjes, Policia e ka arrestuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- mjeti I kryerjes së veprës penale, sopata dhe
- rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.