Kryesore

Krujë/ Rama poston fotot e poliklinikës: Kush nuk e sheh ndryshimin…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:22 - 19/02/21 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga poliklinika e rikonstruktuar e Krujës gjatë mandatit të qeverisë socialiste.

Kreu i qeverisë shkruan se në shëndetësi ka ende shumë punë për t’u bërë dhe për këtë arsye nevojitet dhe mandati i tretë. Sipas Ramës kush nuk arrin ta shohë ndryshimin në spitale ose ka humbur kujtesën ose është verbuar nga mllefi politike.

Postimi

Ja si ishte edhe Poliklinika e Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”! Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik! Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke./ Opinion.al

Pas