Një aksident në punë është regjistruar sot në një nga pallatet në rindërtim e sipër në Krujë. Dy punëtorë, njëri turk e tjetri shqiptar janë plagosur rëndë pasi i ka zënë poshtë ashensori të cilin po montonin.
Dy të plagosurit fatmirësisht janë nxjerrë të gjallë dhe njëri prej tyre është i plagosur lehtë, ndërsa tjetri ka marrë plagë të rënda.
Mësohet se shtetasi shqiptar i plagosur është Artan Bahiti, i cili është dërguar në spital me urgjencë. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.