Vijon plani operacional anticannabis, i koduar “Koordinata”, ku janë arrestuar në flagrancë 2 persona për kultivimin e bimëve narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret të Krujës.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Konkretisht:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike;
-u arrestua në flagrancë A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, thuhet në njoftimin e policisë. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ opinion.al