Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronologji e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara

2022/05/25 at 11:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kronologji e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara.


Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit.

BUFFALO, 14 maj 2022 – Një person i armatosur qëlloi dhe vrau 10 afrikano-amerikanë brenda një supermarketi në një sulm me motive racore. Ai u arrestua dhe po mbahet ne burg.

NEW YORK 12 Prill 2022 – Në një nga sulmet më të dhunshme, 23 persona u plagosën kur një burrë 62-vjeçar aktivizoi një bombë tymi dhe hapi zjarr në një metro. Ai u arrestua një ditë më pas.

OXFORD, 30 nëntor 2021 – Katër nxënës u vranë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën pasi një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në Oxford, të shtetit Michigan.

INDIANAPOLIS, 16 Prill 2021 – Një ish-punonjës i kompanisë FedEx, i cili kishte qenë nën kujdesin psikiatrik, vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në një objekt të kompanisë në Indiana, para se të vetëvritej.

LOS ANGELES, 31 Mars 2021 – Katër persona, një prej të cilëve fëmijë, u vranë gjatë të shtënave në një ndërtesë zyrash në periferi të qytetit përpara se i dyshuari të arrestohej.

BOULDER, 22 Mars 2021 – Një sulm masiv në një supermarket në Boulder, Colorado la pas vetes 10 të vrarë, përfshirë një oficer policie.

ATLANTA, 16 mars 2021 – Tetë persona, përfshirë gjashtë gra me origjinë aziatike, u qëlluan për vdekje në një varg sulmesh në sallonet e masazhit në dhe rreth Atlantas. Një burrë i dyshuar është arrestuar në lidhje me vrasjet.

MILWAUKEE, 26 shkurt 2020 – Një person i armatosur hapi zjarr në kompleksin e birrës Molson Coors Beverage Co në Milwaukee, duke vrarë pesë bashkëpunëtorë përpara se të kryente vetëvrasje.

DAYTON, 4 gusht 2019 – Një person i armatosur hapi zjarr në qendër të qytetit Dayton të Ohios, duke vrarë nëntë persona, përfshirë të motrën. Sulmuesi u vra nga policia.

EL PASO, 3 gusht 2019 – Një burrë qëlloi për vdekje 22 persona në një dyqan Walmart në El Paso të Teksasi. Një deklaratë, që besohet të jetë shkruar nga i dyshuari, e quajti sulmin “një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”. Autoritetet arrestuan sulmuesin.

VIRGINIA BEACH, 31 maj 2019 – Një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike hapi zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një ndërtesë komunale në Virginia, duke vrarë 12 persona përpara se të vritej nga policia.

AURORA, 15 shkurt 2019 – Një burrë hapi zjarr në një fabrikë në Illinois pasi u pushua nga puna, duke vrarë pesë punëtorë përpara se të vritej nga policia.

THOUSAND OAKS, 7 nëntor 2018 – Një ish-veteran i marinës vrau 12 persona në një bar në Thousand Oaks, një paralagje e Los Angelesit. Më pas vrau veten.

PITTSBURGH, 27 tetor 2018 – Një person i armatosur hyri në sinagogën Tree of Life pranë Pittsburghut dhe qëlloi mbi besimtarët e mbledhur për të shërbyer Shabatin, duke vrarë 11 veta.

SANTA FE, 18 maj 2018 – Një 17-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij të mesme afër qytetit Houston, duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues, përpara se t’u dorëzohej oficerëve të policisë.

PARKLAND, 14 shkurt 2018 – Një ish-nxënës në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland të Floridas, vrau 17 nxënës dhe arsimtarë.

SUTHERLAND SPRINGS, 5 nëntor 2017 – Një burrë i dëbuar nga Forcat Ajrore amerikane për shkak të rrahjes së gruas dhe fëmijës së tij, qëlloi për vdekje 26 persona në një kishë të Teksasit, ku vjehrrit e tij luteshin. përpara se të vriste veten.

LAS VEGAS, 1 tetor 2017 – Një person i armatosur hapi zjarr në një festival të muzikës nga një suitë hoteli në katin e 32-të, duke vrarë 58 persona, përpara se të vetëvritej.

ORLANDO, 12 qershor 2016 – Një person i armatosur qëlloi për vdekje 49 persona në Pulse, një klub nate homoseksualësh, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

SAN BERNARDINO, 2 dhjetor 2015 – Burrë e grua vranë 14 persona në një kremte në vendin e punës në San Bernardino në Kaliforninë Jugore përpara se të vriteshin në një shkëmbim zjarri me policinë.

ROSEBURG, 1 tetor 2015 – Një person i armatosur sulmoi një kampus kolegji në Oregon, duke vrarë nëntë persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

CHARLESTON, 17 qershor 2015 – Një supremacist i bardhë vrau nëntë besimtarë afrikano-amerikanë në një kishë në Charleston. Ai u dënua me vdekje.

WASHINGTON, 16 shtator 2013 – Një ish-rezervist i marinës që punonte si kontraktor qeveritar vrau 12 persona në Uashington Navy Yard. Ai u vra më pas nga policia.

NEWTOWN, 14 dhjetor 2012 – Një person i armatosur rëndë vrau 26 veta, përfshirë 20 fëmijë nga pesë deri në 10 vjeç, në një sulm në shkollën fillore Sandy Hook në Connesticut.

AURORA, 20 korrik 2012 – Një person i armatosur i maskuar vrau 12 persona në një kinema në Aurora të Colorados. Ai u dënua disa herë më burgim të përjetshëm.

FORT HOOD, 5 nëntor 2009 – Një major ushtrie dhe psikiatër hapi zjarr në Fort Hood, një bazë e ushtrisë amerikane në Teksas, duke vrarë 13 persona./ VOA



Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Mbërrijnë të tjerë tifozë, Rama: Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët

Mbërrijnë të tjerë tifozë, Rama: Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët

Arrestimi i Ballist Morinës/ Policia:  Është i dënuar me 5 muaj burg

Arrestimi i Ballist Morinës/ Policia: Është i dënuar me 5 muaj burg

Vuçiç fton Abazoviç të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”

Vuçiç fton Abazoviç të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”
















TE FUNDIT

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
17 Qershor, 2025

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi...

Lexo më shumë

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
17 Qershor, 2025

Mes një fushate ajrore përshkallëzuese izraelite kundër Iranit, sa shkojnë e shtohen thirrjet në Teheran për tërheqje të Iranit prej...

Lexo më shumë

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
17 Qershor, 2025

UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare. Partizani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com