Sport

Kroacia mund Kanadanë dhe merr kreun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 27/11/22 |
Opi Nion

Kroacia ka fituar me përmbysje 4-1 ndaj Kanadasë.

Kanadaja realizoi në minutën e 2′, por krotat përmbysën rezultatin brenda 8 minutave me Livaja dhe Kramaric duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1.

Në të dytën ishte sërish Kramaric i cili realizoi golin e 3 dhe të qetësisë, ndërsa Majer realizoi golin e fundit.

Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Dalic ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, po  aq sa ka dhe Maroku. Ndërsa mbyllin Grupin F Belgjika me 3 pikë, dhe Kanadaja pa pikë.

Kanadaja eliminohet matematikisht nga Kupa e Botës në futboll që po zhvillohet në Katar, pas humbjes së sotme.

Pas