Një tjetër tërmet është regjistruar në Kroaci. Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 18:00 në Kroacinë qendrore dhe zgjatën rreth dhjetë sekonda, bëjnë me dije autoritetet.
EMSC raportoi se tërmeti ishte me madhësi 5 të shkallës Rihter. Ndërkohë që sipas të dhënave të para, epiqendra ishte rreth 45 kilometra në juglindje të Zagrebit, afër zonës së Petrinjës.
Kujtojmë se më 29 dhjetor 2020, Kroacia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale dhe 6 viktima./Opinion.al