Sport

Kroacia fiton “betejën” për vendin e 3-të në Botëror



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 17/12/22 |
Opi Nion

Sot në orën 16:00, Kroacia luajti përballë Marokut për vendin e tretë më të mirë në këtë Kupë Bote, të cilën e mposhti me rezultatin 2-1.

Në minutën e 7-të, Gvardiol shënoi gol të bukur me kokë të asistuar nga Perisiç, ku nisi nga një skemë e pas goditjes së dënimit.

Festa nuk zgjati shumë, pasi pothuajse e njëjta skemë, bëri që Maroku të barazonte rezultatin në minutën e 9-të me anë të Dari, ku gjithashtu shënoi me kokë.

Pas disa tentativash nga të dyja palët, konkretizimi erdhi nga Kroacia, ku një top i servirur nga Livaja për Orsic, dhe ky i fundit shënon në mënyrë perfekte golin e dytë dhe të avantazhit për Kroacinë, dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të intervalit të parë.

Pjesa e dytë ishte pa gola, por më e bukur nga intensiteti i lojës. Kroacia dhe Maroku patën të dyja shumë raste konkrete, por finalizimi mungoi si te njëra, ashtu edhe te tjetra.

Kroacia Botërorin e kaluar doli si e dyta më e mirë, pasi u mposht nga Franca në finalen e madhe, por këtë Botëror, ata nuk mund të shkonin dot më tej se gjysmëfinalja, ku u përballën me Marokun për vendin e tretë më të mirë, për “Finalen e Vogël”, dhe mundën të fitonin.

Pas