Kroacia nuk arriti merrte dot më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Çekisë. Ndeshja e dytë e grupit përfundoi në barazimin 1-1.
Me këtë rezultat, Kroacia ka vështirësuar shumë pozitat e saj në Evropian, pasi humbi ndeshjen e parë 1-0 ndaj Anglisë.
Ekipi i drejtuar nga Dalic e mbylli në disavantazh pjesën e parë, pasi Lovren shkaktoi një penallti që u shndërrua në gol nga Patrick Schick.
Në pjesën e dytë, golin që e mban gjallë ende Kroacinë e shënoi Ivan Perisic, pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë i sulmit kroat.
Pas këtij rezultati, Republika Çeke renditet e para në grupin D, me 4 pikë, në pritje të ndeshjes Angli-Skoci, ndërsa Kroacia renditet e treta, me vetëm 1 pikë. Anglia dhe Skocia kanë respektivisht 3 dhe 0 pikë.