Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kroaci: Ana negative e bumit të turizmit

2023/09/26 at 10:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kroaci: Ana negative e bumit të turizmit

Pasi hyri në Eurozonë dhe Shengen në fillim të vitit, Kroacia po përjeton dyndje të madhe pushuesish. Por rritja e popullaritetit të vendit ka edhe pasoja negative.


Kroacia është një destinacion turistik mjaft i kërkuar. Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t’i tejkalojë shifrat e vitit rekord, 2019, vitit të fundit para koronës. Kështu njofton Ministria kroate e Turizmit. Arsyeja kryesore për këtë bum është se Kroacia që nga fillimi i vitit është anëtare e zonës Shengen dhe për shumicën e turistëve nuk ka më kontrolle në kufi. Përveç kësaj monedha e mëparshme kuna është zëvendësuar me euron. Dhe kjo lehtëson udhëtimin.

“Krahasuar me vitet e mëparshme dhe me periudhën para pandemisë, në gjysmën e parë të 2023 ka patur rritje të lëvizjes së turistëve”, thotë një zëdhënës i Ministrisë. Vitet e fundit turizmi ka sjellë deri në 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kroacisë, duke u bërë një faktor ekonomik vendimtar, sidomos në rajonet bregdetare.

Euro lehtëson udhëtimet

Anëtarësimi në Eurozonë nga ana tjetër ka rritur transparencën e tregut, raporti çmim-ofertë është bërë më i qartë për pushuesit, thotë një zëdhënës i Ministrisë. Po ashtu pasiguritë, që lidheshin me luhatjet e kursit të këmbimit, janë zhdukur. Kjo ua lëhtëson turistëve që të planifikojnë udhëtimin dhe buxhetin. “Hyrja në zonën Shengen dhe në Eurozonë do të sjellë përfitime të rëndësishme për turizmin kroat”, bën të ditur Ministria. “Vetëm duke marrë parasysh se rreth 80 për qind e pushuesve, që akomodohen në hotele në Kroaci, vijnë nga zona Shengen dhe gati 60 për qind nga Eurozona.”

Po që situata e re sjell me vete edhe probleme të reja, këtë e pohojnë edhe në Zagreb. Kështu kohët e fundit ka pasur shpesh ankesa për rritjen e madhe të çmimeve. “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, shprehet një zëdhënës i Ministrisë. “Por fajtor nuk është aq ndryshimi i monedhës sa inflacioni global. Analizat kanë treguar se çmimet janë rritur edhe në destinacione të tjera të Mesdheut, të cilat prej një kohe të gjatë janë pjesë e Eurozonës. Për fat të keq ka pasur edhe raste, kur futja e euros është përdorur si pretekst për rritjen e çmimeve. Të tilla “praktika të padrejta” monitorohen nga autoritetet përkatëse, thotë zëdhënësi, duke tërhequr vemendjen se në Kroaci, për shembull, mund të gjenden ende çmimet më të ulëta të benzinës në BE.

Kritika nga ambientalistët

Por megjithatë është e qartë se rritja e popullaritetit të vendit me 1880 kilometra vijë bregdetare, me më shumë se 600 ishuj dhe me pika të nxehta turistike si Dubrovniku ka edhe një anë tjetër të medaljes. Pasojat negative të turizmit masiv janë të pashmangshme. Si në Istria, në veri të vendit, në rajonin me numrin më të madh të pushuesve. Ky zhvillim kritikohet për shembull nga ambientalistët e Zelena Istra (Istria e Gjelbër).

Problemet shkojnë nga infrastruktura e pamjaftueshme, si largimi i mbeturinave, te projektet e paligjshme të ndërtimit, si ngritja e shtëpive që përdoren për t`u dhënë me qira në verë e pastaj mbeten bosh për muaj të tërë, deri te privatizimi i plazheve. Popullsia vendase në këto raste humbet qasjen në bregdet, thotë Dunja Mickov nga Zelena Istra. “Zbukurimi” artificial i plazheve është po ashtu i papranueshëm. Zonat, që në fakt janë shkëmbore, shpesh mbushen me rërë për ta bërë më të lehtë përdorimin prej turistëve.

Humbja e diversitetit biologjik, ndotja e ajrit, detit dhe ujërare nëntokësore janë vetëm disa nga pasojat e turizmit masiv për mjedisin. “Por kush e kontrollon? Kush kujdeset për të? Gjithçka po ndodh shumë shpejt. Autoritetet e kontrollit nuk reagojnë dhe nuk ka dënime për ata, që nuk respektojnë ligjin”, thotë Mickov.

Certifikata për akomodime në përputhje me kërkesat e mjedisit

Edhe organizata ambientaliste Sunce po mendon, se si industria e turizmit të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen. “Kroacia vitet e fundit ka përjetuar zhvillim të konsiderueshme të turizmit. është një sfidë, që turmat e mëdha t`i vësh në sintoni me ruajtjen e burimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore”, thekson zëdhënësi i këti grupimi. Së fundmi Sunce ka ngritur projektin e çertifikimit Dalmatia Green, në të cilin vlerësohen sidomos akomodimet turistike të qëndrueshme në rajon. Qeveria në Zagreb e mbështet projektin.

Duket se edhe në kryeqytet e kanë kuptuar se ky objektiv nuk mund të arrihet pa ndërhyrë fort. Qeveria planifikon tani një ligj për turizmin, që do të kontrollojë zhvillimin në bazë të të dhënave objektive, bën të ditur Ministria. Krahas masave të tjera është parashikuar edhe një taksë pushimi. Të ardhurat nga kjo taksë duhet të shkojnë në dobi të mjedisit. Taksa, që nuk planifikohet të vendoset para vitit 2025, do të vlejë vetëm për zonat, që vuajnë nga efektet negative të bumit të pushuesve. “Padyshim, që nuk është turizmi masiv, ai që duam”, thuhet nga ministria. Megjithatë në Zagreb janë të lumtur për rritjen e numri të vizitorëve./DW

 



Ju sugjerojmë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Para
Suella Braverman: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

Suella Braverman: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, 13 vjet burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Tahirit

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, 13 vjet burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Tahirit

Megaoperacioni “Tempulli”/ Në pranga një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, 91 të arrestuar

Vritet me armë zjarri një person në Rrëshen
















TE FUNDIT

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
1 Qershor, 2025

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur...

Lexo më shumë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
1 Qershor, 2025

Në një artikull të fundit, revista prestigjioze amerikane Forbes e renditi Vlorën në krye të 5 destinacioneve më tërheqëse në...

Lexo më shumë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
1 Qershor, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com