Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza Ukrainë-Rusi, vazhdojnë përpjekjet diplomatike

2022/02/14 at 5:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza Ukrainë-Rusi, vazhdojnë përpjekjet diplomatike

Mes tensioneve mbi Ukrainën kryediplomati rus këshilloi të hënën Presidentin Vladimir Putin që të vazhdojë bisedimet me Perëndimin, lidhur me garancitë mbi sigurinë që kërkon Moska.


Deklarata e ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov lë të kuptojë vazhdimin e rrugës diplomatike nga Kremlini. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Moska mund të fillojë sulmin ndaj Ukrainës, në çdo moment. Këto komente zoti lavrov i bëri në fillim të një takimi me Presidentin Vladimir Putin, gjatë një paraqitjeje televizive që dukshëm ishte e inskenuar për kamerat.

Lavrov sugjeroi se Moska duhet të dialogojë me SHBA dhe aleatët e tyre edhe pse ata kanë refuzuar kërkesat kryesore të Rusisë. Moska kërkon garanci nga Perëndimi që NATO nuk do të lejojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike të bëhen anëtare të saj dhe se aleanca do të tërheqë trupat nga Evropa Lindore.

Lavrov vuri në dukje se edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë këto kërkesa, Uashingtoni ka thënë se është i gatshëm për dialog mbi vendosjen e kufizimeve në dislokimin e raketave në Evropë, stërvitjeve ushtarake, si dhe mbi masa të tjera që do të shërbenin për ndërtimin e besimit mes palëve.

Putin ende nuk e ka hartuar përgjigjen zyrtare të Rusisë ndaj këtyre propozimeve. Disa vëzhgues presin që në fund Moska të pranojë një kompromis, që do të ndihmonte në shmangien e luftës, duke u dhënë mundësinë të gjitha palëve të tërhiqeshin “me dinjitet”.

Ndërsa NATO refuzon t’i mbyllë derën Ukrainës, aleanca gjithashtu nuk ka plane që Ukraina ose vende të tjera ish-sovjetike, të bëhen anëtare të saj. Me synimin për të zbutur tensionet disa ekspertë kanë hedhur ide të tilla si vendosjen e një moratoriumi mbi zgjerimin e NATO-s, ose të një statusi neutral për Ukrainën.

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko, duket se sugjeroi një rrugë të tillë të mesme, gjatë një interviste për rrjetin televiziv BBC-së të dielën, kur tha se vendi mund të hiqte dorë nga synimet e tij për t’u anëtarësuar në NATO-n, nëse kjo do të shmangte luftën me Rusinë. Anëtarësimi në aleancën perëndimore ushtarake është i shprehur si synim në kushtetutën e Ukrainës.

Megjithatë të hënën ambasadori Prystaiko u duk se u tërhoq nga ky qëndrim, duke thënë se “për të shmangur luftën ne jemi gati për shumë lëshime, por kjo nuk ka të bëjë fare me NATO-n, një çështje që parashikohet në kushtetutë”.

I pyetur mbi komentin e zotit Prystaiko, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do ta mirëpriste një veprim të tillë, por vuri në dukje refuzimin e shpejtë të këtij qëndrimi nga ministria e jashtme e Ukrainës.

Kryetari i parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchuk theksoi gjithashtu se nuk ka ndonjë plan për rishikimin e dispozitës kushtetuese që i referohet anëtarësimit në NATO dhe se disa ligjvënës kërkuan shkarkimin e zotit Prystaiko.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se Kievi po kërkon që në 48 orët e ardhshme të mbahet një takim i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të diskutuar rreth grumbullimit të trupave ushtarake ruse në kufijtë e vendit të tij.



Ju sugjerojmë

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
Sport

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

19 Janar, 2026 10:31 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Para
Fluksi në spitale, pritet hapja e pavionit të tretë te Covid 3 dhe Covid 4

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve,humbin jetën 6 qytetarë

“Votat për logon e rrëmbyer janë të humbura”, Berisha: Basha, arrë me vrimë

"Votat për logon e rrëmbyer janë të humbura", Berisha: Basha, arrë me vrimë

Inceneratorët, Tabaku: Marrin pagesa nga fondet publike

Inceneratorët, Tabaku: Marrin pagesa nga fondet publike
















TE FUNDIT

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
19 Janar, 2026

Qeveria e Irakut ka bërë me dije se forcat amerikane kishin përfunduar një "tërheqje të plotë" nga objektet ushtarake brenda...

Lexo më shumë

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
19 Janar, 2026

Italia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë midis SHBA-së dhe Evropës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konsiderohet nga udhëheqësit evropianë si një person që...

Lexo më shumë

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
19 Janar, 2026

Është e qartë se rreziqet gjeopolitike dhe rritja e mëtejshme e tensioneve tregtare përbëjnë një nga rreziqet kryesore, ndër më...

Lexo më shumë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
19 Janar, 2026

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”, duke arrestuar dy vëllezër të dyshuar si të përfshirë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com