Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca bëri sot apel për dialog mes palëve politike dhe tha se si bazë mund të shërbejë refoma zgjedhore.
Soreca theksoi se BE ka bërë thirrje të vazhdueshme palëve për dialog.
“Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore” tha Soreca.
Ai nënvizoi se reforma zgjedhore është e nevojshme të ndërmerret për të krijuar një sistem më shumë përfaqësues për qytetarët.
“Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare” deklaroi Soreca.
Në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim, ambasadori Soreca theksoi se kjo është diçka shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët pasi siç e tha ai 91% e Shqiptarëve e duan vendin e tyre në BE.
“Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog” tha ambasadori i BE. /Opinion.al