Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike në Maqedoni drejt zgjidhjes

2017/05/20 at 5:30 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza politike në Maqedoni drejt zgjidhjes

Kriza politike në Maqedoni ka nisur të zgjidhet me dhënien e mandatit liderit social-demokrat, Zoran Zaev, nga presidenti Gjorgje Ivanov. Mirëpo, deri në zgjidhjen e saj ka ende punë, thonë njohësit e çështjeve politike duke komentuar zhvillimet e fundit, si zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, caktimin e mandatarit të ri, si dhe nisjen ndalimin dhe hetimin e personave të përfshirë në dhunën e 27 prillit në Kuvend. LSDM-ja, si bartëse e procesit, ka nisur bisedimet me partitë shqiptare për formimin e Qeverisë së re, përkatësisht për përbërjen dhe ndarjen e dikastereve ministrore.

Analisti politik, Albert Musliu, thotë se Qeveria e re duhet të formohet sa më parë dhe se në bisedime më shumë rëndësi duhet t’i jepet “Duke marrë për bazë eksperiencën e kaluar, për mua është shumë me rëndësi që partnerët e koalicionit të vendosin modelin e bashkëqeverisjes, domethënë të kemi një model të bashkëqeverisjes dhe jo model të ndarjes së pashallëqeve, por të kemi një qeverisje të vërtetë, pasi Maqedonia është në gjendje të rëndë edhe politike, por edhe ekonomike, andaj edhe ka nevojë për një harmoni në qeverisjen me vendin dhe të gjithë të jenë pjesë e realizimit të reformave që e presin vendin”, vlerëson Musliu.

 Jove Kekenovski, njohës i çështjeve politike dhe ish-zyrtar i partisë VMRO DPMNE-sësë Nikolla Gruevskit, thotë se nisja e zgjidhjes së krizës është në radhë të parë rezultat i faktorit ndërkombëtar, para së gjithash atij amerikan. Ai beson se këto situata nuk do të përsëriten në të ardhmen. “Mendoj se gjithë këto ngjarje dhe presioni i fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare kanë bërë që më në fund të kemi një rrugëdalje nga kriza e thellë. Presidenti më në fund u detyrua t’i japë mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë, i cili tashmëka nisur bisedimet me partnerët e koalicionit për ndarjen e posteve qeveritare”.

“Duke marrë parasysh çfarë kemi kaluar në të kaluarën vlerësoj se Qeveria e re duhet formuar sa më parë që të jetë e mundur. Ajo nuk do të jetë e qëndrueshme sa duhet, duke marrë parasysh numrat, por besojmë se pa probleme do të kalojë 100 ditshin që më pas të mund të bëhet një rekapitullim i punës së saj. Pavarësisht kësaj, mendoj se Maqedonia po kalon në një fazë të zhvillimit të saj, të demokracisë dhe më duhet të them se pritjet e njerëzve janë të madha”, thotë Kekenovski. Ai mendon se Qeveria e re llimisht duhet të merret me disa nga çështjet themelore, që nënkuptojnë edhe kthimin e vlerave elementare të demokracisë në një shtet që pretendon perëndimin. “Kthimi i shtetit të kapur në duart e qytetarëve, vendosja e shtetit ligjor, rimëkëmbja e ekonomisë dhe ulja e varfërisë. Këto vlerësoj se ë lodhur nga varfëria dhe korrupsioni, ata duan të ardhme më të mirë dhe perspektivë për fëmijët e tyre”, vlerëson Kekenovski.

Bisedimet për Qeverinë e re aktualisht janë duke u zhvilluar ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së dhe sipas njoftimeve të fundit, ato pritet të përfundojnë javën që vjen. Nuk dihet nëse pjesë e qeverisë do të jetë edhe Lëvizja Besa që ka pesë mandate, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët thuhet se ajo me gjasë do t’i bashkohet koalicionit, i cili në këtë rast do të kishte 62 vota në Kuvend, apo vetëm një më shumë se numri i nevojshëm për të votuar Qeverinë. “Edhe nëse ndodh që të gjitha të mos marrin pjesë, do të paraqesë një defekt, por nuk do ta pamundësojë qeverinë e ardhshme që të funksionojë normalisht. Uroj që edhe nëse të gjitha partitë nuk hyjnë në Qeveri, së paku duhet të jenë korrekt para elektoratit dhe të japin sqarime të qëndrueshme dhe jo sqarime të përgjithësuara apo për pikë politike”,shprehet analisti Albert Musliu.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM-ja, Qeveria e re pritet të votohet deri në fund të muajit, ndërsa bashkë me të do të miratohet edhe vendimi për shtyrjen e mandatit të kryetarëve të komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale nga mesi i muajit tetor. (REL)

Etiketa: kriza politikemaqedonizgjidhje

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
FOTO/ Kjo rrugë misterioze në Francë zhduket nën ujë dy herë në ditë

FOTO/ Kjo rrugë misterioze në Francë zhduket nën ujë dy herë në ditë

Ja disa shprehje të çifteve kur zihen

Gruaja e kap mat burrin, i publikon mesazhet në media

Aleati i Bashës: Të zgjedhim Fatos Nanon President

Duka: Më Bashën kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, me përjashtim të orëve kur ai ishte me Ramën

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com