Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike, Moisiu: Të arrihet një dialog pa kushte

2019/04/19 at 9:02 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-Presidenti tregon prapaskenat: Si e zgjidha krizën politike me pica e çaj

Ish presidenti Alfred Moisiu, duke folur gjate nje tryeze te Forumit Civil 2010, ne Hotel Tirana".

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ftuar në “Ora News” është shprehur se partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje mes tyre, në mënyrë që t’i japin fund krizës.

Por, ish-Presidenti thekson se dialogu mes pozitës dhe opozitës nuk mund të krijohet me kushte të paracaktuara.

Po ashtu, Moisiu tha se problemet e brendshme politike duhet t’i zgjidhim vetëm dhe jo të presim përfshirjen e ndërkombëtaren.

Alfred Moisiu: Pazaret asnjëherë nuk janë ato që duhet të jenë, japin zgjidhje të përkohshme. Unë mendoj se politika shqiptare duhet të mbledhë mendjen, se ka një përgjegjësi të madhe para popullit. Po mbushen 30 vjet që ne lundrojmë me mendje në demokraci por për fat të keq, demokracinë nuk po e arrijmë sic duhet, jo se është e paaritshme, por për vetë kushtet që politika krijon.

Këto punë duhet ti zgjidhim vetë, sepse gjithmonë bëj sherre dhe sytë i mbajmë nga qielli, cili do vijë me avion, kjo nuk është normale. Politika në gjithë botën ka probleme, por siç i krijojnë ashtu i zgjidhin. Për fat të keq ne bëjmë atë që nuk duhet bërë. Kështu si ka ardhur koha jo se nuk zgjidhen, ju përmendët 2007. Është e vërtetë që ne qëndruam 48 orë, por u morën vesh me njëri-tjetrin, u gjet cfarë kërkonte njëra palë, jo të gjitha u plotësuan, por u gjet një zgjidhje.

Duhet vullnet politik. Nëse ne duam të bëjmë vetëm zhurmë dhe duam të arrijmë disa qëllime që nuk i themi publikisht, nuk i themi hapur, por në fakt ato na shtyjnë.

Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime. Dhe ne po të njëjtët politikanë i kemi akoma në krye të punëve. Do vijë një kohë që do kërkohet përgjegjësi dhe llogari. Reforma në drejtësi këtë qëllim ka. Nuk ka thjesht qëllim që gjyqtarët e korruptuar ti mënjanojmë, por duke stabilizuar drejtësinë ajo do stabilizojë dhe politikën. Deri tani nuk kemi asnjë politikan prapa hekurave që e meritojnë.

Beti Njuma: Ka shqipëria politikanë që e meritojnë?

Alfred Moisiu: Çdo njëri që të pyesësh do thotë ka. Dhe unë nuk mund të them ndryshe, që s’ka se për këtë po flas.  Nuk mund të hysh në dialog me kushte, në dialog duhet të hysh të bisedosh, duke pasur parësore fatet e kombit, vullnetin e popullit dhe të ardhmen e vendit. E na vjen çudi pastaj që të tjerët  thonë shqiptarët janë kriminelë, hajdutë etj. Kriminelë dhe hajdutë ka kudo, por në vendet e tjera këta dënohen, këtu te ne nuk dënohen. Këtu dënohet një polic, dënohet një infermier, një mjek, por luanët janë në strofkullën e tyre dhe japin komanda. Ka ardhur koha që të japin llogari, nuk kanë ku shkojnë, lodhen kot. Kjo duhet të jetë mësim edhe për të rinjtë.

Më herët, Moisiu ka deklaruar që Presidenti Ilir Meta duhet të marrë të dyja palët në një tryezë për t’i dhënë fund krizës politike në vend./ Opinion.al E.Xh.

Etiketa: Alfred Moisiukriza politike

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Grabitja, Lleshaj tregon kush e njoftoi policinë

Meta refuzoi ligjin për vetting në Polici, Lleshaj: Vendim jo ligjor

Si i shpëtoi Murataj policisë për disa vite? Lala tregon detaje

Kush e vrau Admir Muratajn? Flet ministri i Brendshëm

Alfred Moisiu: Ka politikan që duhet të ishin mbrapa hekurave

Alfred Moisiu: Ka politikan që duhet të ishin mbrapa hekurave

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com