Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike/ Meta: Ilaçi është respektimi i votës së lirë dhe direkte

2019/07/11 at 1:34 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza politike/ Meta: Ilaçi është respektimi i votës së lirë dhe direkte

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në New York, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, zoti David Harris.

Në këtë takim Meta njohur zotin Harris me situatën aktuale në Shqipëri. Ai i parashtroi atij edhe propozimin për zgjidhjen e krizës kushtetuese dhe institucionale nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: zgjedhjeve vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

“I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne”, u shpreh Meta.

Ndër të tjera Meta e siguroi kreun e delegacionit që miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet të intesifikohet më tej.

Nga ana tjetër Harris vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore dhe premtoi angazhim më të madh për të ndihmuar në rritjen e rolit të diasporës shqiptare në SHBA.

“Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre”.

“Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane.” u shpreh Drejtori Ekzekutiv David Harris.

David Harris ka udhëhequr AJC-në që nga viti 1990. Ai është përshkruar nga ish-presidenti i izraelit Shimon Peres si “ministri i jashtëm i popullit hebre”. Duke qenë se drejton një nga organizatat më të vjetra për mbrojtjen e hebrenjve në SHBA ai është ftuar të flasë në disa nga forumet më prestigjioze në botë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
PS tërhiqet, Prokuroria mund të arrestoje deputetët pa paraqitur prova

PS tërhiqet, Prokuroria mund të arrestoje deputetët pa paraqitur prova

Basha: Ndryshimi vjen vetëm me zgjedhje të rregullta demokratike

Basha: Ndryshimi vjen vetëm me zgjedhje të rregullta demokratike

Hetimi ndaj Metës, caktohet sekretarja e Komisionit Hetimor

Hetimi ndaj Metës, caktohet sekretarja e Komisionit Hetimor

TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com