-U tha në Opinion

Kriza politike, Kryemadhi jep sinjale për dialog me Ramën


               Publikuar në : 22:27 - 08/07/19 |
geliano fataj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë do të ndodh në aksionin e opozitës pas protestës së kësaj të hëne.

Në një lidhje live në emisionin Opinion, para Kryeministrisë zonja Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa dha dhe një sinjal se mund të ketë bisedime me kryeministrin Edi Rama.

“Aksioni do të vazhdojë, protestat do të vazhdojë dhe do të shoqërohen me të gjithë aksionin politik të shqiptarëve në udhëheqjen e shqiptarëve. Aksioni është dhe politik për zgjidhjen e kësaj situate idiote që ka futur Edi Rama vendin, për shkak të frikës që ka Edi Rama. Sot nuk është çështja bisedimeve, por e standardeve. Nuk duhet që opozita të ulet në tryerzë për Monikën dhe zotin Basha. Opozita është në union, pavarësisht këndvështrimeve që kemi”, tha kryemadhi.

Po ashtu ajo tregoi dhe pse zoti Basha ka dyshime për këto bisedime është se kryeministri Rama sipas saj nuk i respekton marrëveshjet.

“Zoti Basha ka të drejtë dhe që ulja në tryezë në marrëveshjen e 17 majit, Rama jo vetëm nuk e zbatoi por e shkeli”.

“Nuk mund të ulesh në tavolinë pa u dënuar autorët e dosjeve. Kur dy palë duhet të ulen në tavolinë duhet ti ofrojnë diçka njëra – tjetrës. Ne kemi kërkuar shkaktarët e 184 dhe 339 para drejtësisë.  Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe t’i thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma morë të gjithë shtëpinë. Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart te 184 dhe 339”, tha më tej Kryemadhi. / Opinion.al

Pas