Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike dhe historia e shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri

2019/02/19 at 4:00 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza politike dhe historia e shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri

Situata politike në vend po i ngjason gjithnjë e më shumë asaj para zgjedhjeve të vitit 2017, kur një marrëveshje Rama-Basha solli regjistrimin në garë të partive opozitare në shkelje të afateve. Tani opozita me një vendim të paprecedentë do të djegë mandatet e deputetëve.  Ky vendim siç duket mund të sjellë dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa përfaqësuesit e PD-së dhe LSI gjatë emisionit të së hënës në “Opinion” deklaruan se në këtë situatë ku ndodhet vendi nuk mund të ketë zgjedhje. Por cila është historia e shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri, në bazë të një marrëveshjeje politike?

–Në 10 shkurt 1991 në Shqipëri ishin dekretuar zgjedhjet e përgjithshme. Por në Dhjetor 1990, protestat e studentëve çuan në krijimin e Partisë Demokratike, partisë së parë të opozitës. Një forcë antikomuniste që synonte të rrëzonte nga pushteti Partinë e Punës. Koha që nga krijimi i PD deri në zgjedhje ishte e pamjaftueshme ndaj në Janar 1991, PD thirri dhe mbështeti një seri grevash që vunë në vështirësi Partinë e Punës dhe qeverisjen e shkalafitur të një vendi në uri kronike. Në mes të Janarit u firmos një marrëveshje që parashikonte shtyrjen e zgjedhjeve. Nga 10 Shkurti 1991 ato u shtynë në 31 Mars 1991.

–Shtyrja e dytë e zgjedhjeve ndodhi në Dhjetor 2006, kur zgjedhjet lokale, u shtynë sërish pas një marrëveshje mes partive politike në Presidencë dhe u mbajtën në Shkurt 2007. Shkaku i shtyrjes ishte këmbëngulja e Edi Ramës si kryetar i PS se problemi i çertifikatave me të cilat votonin shqiptarët nuk jepte siguri për zgjedhje të lira dhe se ato mund të vidheshin.

–Të freskëta, janë zgjedhjet e 2017 të cilat u shtynë për një javë, sërish pas një marrëveshjeje politike.

Por në një deklaratë për mediat gjatë muajit janar, kreu i KQZ-së Klement Zguri paralajmëroi se nuk ka ndërmend ta përsërisë më këtë skenar (të vitit 2017).

“Domosdoshmërisht duhet që partitë politike të respektojnë afatet dhe procedurat që ligji u ngarkon, kjo është e patolerueshme dhe nëse do të ketë raste të tilla, këto duhet të reflektohen në ligj, në Kodin Zgjedhor, pasi kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi që KQZ-ja të vazhdojë më pas me vendimmarrjet e saj”, tha Zguri. Aktualisht, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i mungojnë dy anëtarë që duhet të propozohen nga opozita. G.F/ Opinion.al

Etiketa: KQZzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Para
Foto Galeri/ Borë e zezë në Siberi, eksperët shpjegojnë fenomenin

Foto Galeri/ Borë e zezë në Siberi, eksperët shpjegojnë fenomenin

Eduard Kukan: Bojkoti i parlamentit nuk është zgjidhja e problemeve

Eduard Kukan: Bojkoti i parlamentit nuk është zgjidhja e problemeve

Gjumi një nga faktorët kryesor për humbjen e peshës

Gjumi një nga faktorët kryesor për humbjen e peshës

TE FUNDIT

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
4 Nëntor, 2025

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vlerësuar se...

Lexo më shumë

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
4 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti publikisht Andrew Cuomo në garën për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke u bërë thirrje votuesve...

Lexo më shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendim, që...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
4 Nëntor, 2025

Më 28 tetor vendi u trondit nga vrasja me thikë e 42-vjeçarit Keli Hoxha në lagjen “Kala” të Beratit. Autori...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com