Lideri demokrat Lulzim Basha i është drejtuar sot selisë së Presidencës. Takimet zhvillohen në kohën kur vendi është në krizë dhe Nishani ka thirrur më herët një tryezë dialogu me 3 aktorët kryesor politik në vend, Rama, Basha, Meta.
Kjo është hera e parë që Basha shihet në Presidencë përgjatë dy muajve të fundit ku opozita proteston me cadër përpara Kryeministrisë.
Kujtojmë se një natë më parë dështoi edhe tentativa e Ilir Metës për të ulur bashkë Ramën e Bashën. /Opinion.al
*Foto iluestruese