Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike/ Basha: Dialogu të zhvillohet jashtë parlamentit

2019/10/25 at 12:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza politike/ Basha: Dialogu të zhvillohet jashtë parlamentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sekretarin e  përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.  Pas takimit, Basha ka shprehur për mediat se çfarë kërkon opozita për reformën zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës mes palëve.


Kryedemokrati theksoi se dialogu mes opozitës dhe mazhorancës duhet të bëhet jashtë parlamentit, duke thënë se “ai është pseudopralament.”

Basha deklaroi përsëri qëndrimin e opozitës duke thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.  Sipas kreut të selisë blu, OSBE ofron tre mundësi; Detyrimet që ka për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të ofrojë ekspertizë dhe së treti që të ndihmojë në një dialog të vërtetë që të ketë një produkt”

I pyetur mbi faktin nëse opozita  do t’i bashkohet një tryeze të përbashkët përsa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se nuk ka Komision të Reformës Zgjedhore por një komisariat të marionetave socialiste duke shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pandalshëm.

Pjesë nga fjala e Bashës

Siç mund ta imagjinoni, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, tema kryesore ka qenë tema e zgjedhjeve. Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që të garantojë lirinë e votës. Për këtë nevojitet vullnet politik për të miratuar këtë reformë dhe më e rëndësishmja vullnet politik për të zbatuar këtë reformë. Kjo është arsyeja pse opozita, PD, aleatët tanë kanë vënë në dispozion të kësaj reforme shumë të rëndësishme për qytetarët gjithë ekspertizën tonë që mund të them që është ekspertiza më e mirë në vend por nga ana tjetër duhet vullnet politik, i cili deri më sot mungon nga pala tjetër që është edhe pala e kapur në shkatërrimin e tre palë zgjedhjeve siç tregojnë raportet e OSBE-ODIHR. Prandaj me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE kemi diskutuar për ndihmën që OSBE mund të japë në këtë drejtim, në veçanti në tre fusha kryesore, në rolin që ka OSBE për t’i kujtuar vendeve anëtare për standardet dhe kushtet që duhet të përmbushin sa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor; së dyti në ofrimin e ekspertizës të ekspertëve të OSBE-së për të ndihmuar në këtë proces dhe së treti në rolin që OSBE mund të luajë për të ndihmuar në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm dhe të kërkuar dhe nga BE dhe nga Gjermania për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Për opozitën rruga është e qartë, është e njëjta rrugë që përshkruhet dhe nga kushtet e Bundestagut, miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore ku vota e shqiptarëve është e garantuar dhe vullneti i shqiptarëve nuk tjetërsohet nga grupet kriminale dhe nga një qeveri e paaftë dhe pa vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme siç është qeveria dhe kryeministri aktual. OSBE ofron këto 3 mundësi. Detyrimet që ka për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të ofrojë ekspertizë dhe së treti që të ndihmojë në një dialog të vërtetë që të ketë një product./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

10 Shtator, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

10 Shtator, 2025 8:48 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 8:20 am
Para
Kriza politike/ Basha: Dialogu të zhvillohet jashtë parlamentit

Shembja e godinave në Radhimë, banorët përplasen me IKMT: Janë lekë gjaku

Tirana shkarkon trajnerin, Ardian Mema

Tirana shkarkon trajnerin, Ardian Mema

EMRAT/ Nga ish-drejtorët tek zyrtarët, kush janë të arrestuarit në Durrës

EMRAT/ Nga ish-drejtorët tek zyrtarët, kush janë të arrestuarit në Durrës
















TE FUNDIT

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
10 Shtator, 2025

Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçari goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi...

Lexo më shumë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
10 Shtator, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës,...

Lexo më shumë

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
10 Shtator, 2025

Dronë të Rusisë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë në orët e para të së mërkurës në atë që autoritetet...

Lexo më shumë

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
10 Shtator, 2025

Sulmi rus gjatë natës përfshiu 415 dronë, një balistikë dhe 42 raketa kruiz, tha forca ajrore ukrainase në një deklaratë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com