Juan Guaido, lideri i opozitës së Venezuelës ka pranuar se ka negociuar në Norvegji me qeverinë e presidentit, Nicolas Maduro.
Guaido përmes një deklarate me shkrim pranoi se kishte zhvilluat bisedime me qeverinë, ndërsa më herët kishte mohuar mediat të cilat flisnin se lideri i opozitës kishte negociuar me Maduron.
Guaido shtoi se i vetmi qëllim i opozitës është të përmbys “regjimin” e presidentit të Venezuelës, Maduro.
Ndërkohë, autoritetet norvegjeze nga ana e tyre thonë se së shpejti në Oslo do të mbahet një takim i ri i delegacioneve të qeverisë dhe opozitës së Venezuelës.
Që nga janari i këtij viti, Venezuela po përballet me protesta të vazhdueshme, të cilat filluan kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të ri presidenti, pas bojkotit të opozitës./ Opinion.al E.Xh.