Kriza politike në Shqipëri ka bërë që në Tiranë të zbarkojë një delegacion të Komisionit të Venecias.
Mësohet se delegacioni do të vizitojnë Shqipërinë nga data 9 deri më 11 shtator ,ku do të zhvillojë takime në Kuvend si dhe në Kryeministri. Gjithashtu, delegacioni do të takohet dhe me Presidentin e Republikës.
Vizita e tyre vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi i drejtoi një kërkesë Komisionit të Venecias ku i kërkonte opinion në lidhje me nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit, pasi ai anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit./ Opinion.al E.Xh.