Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se do ta formojë qeverinë e re pa mandatin e dhënë nga presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.
“Në do të donim që formalisht të merrnim miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ti kërkosh dorën e vajzës, babait, por nëse ai nuk do, mund të martohesh sërish”, tha ai për gazetën Irish Times.
Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI, Aleancës dhe Lëvizjes BESA.