Kryesore

Kriza në Bjellorusi, Rama: OSBE duhet të bëjë ç’të mundet për të ndihmuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 28/08/20 |
Opi Nion

Në Vjenë po mbahet mbledhja e posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE për të diskutuar për situatën në Bjellorusi.

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit, është shprehur se OSBE duhet të bëjë çfarë duhet për të ndihmuar, ndërsa ka theksuar se nuk mund të ndërhyhet në çështjet e brendshme të vendit.

 “Nuk na takon ne që të marrim anë. Në një Vjenë mesa duket pa maska, e kam thirrur këtë takim për ngjarjet në Bjellorusi. Ajo është një nga vendet tona pjesëmarrëse. Të gjithë ne nga Vldaivostoku në Vnakuver nga skajet lindore dhe perëndimore të kësaj organizate të madhe duhet të bëjmë çfarë mundet për të ndihmuar ashtu si edhe popullin bjellorus në këtë situatë të vështirë. Do të duhet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi edhe brenda Bjellorusisë. Në fillim dua të bëj tre gjëra të qarta: nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë. Sado të forta të jenë ndjenjat e secilit prej nesh nuk na takon të marrim anë. Së treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet rolin e vjetëruar të ndërmjetësimit mes dy palëve…” / Opinion.al

Pas