Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjetike/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje huaje me ADF

2021/11/12 at 12:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjetike/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje huaje me ADF

Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje huaje për Reformën në Sektorin e Energjisë.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, të pranishëm ishin Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie.

Pas nënshkrimit pati edhe një prononcim për mediat, ku Ahmetaj u shpreh se kjo marrveshje vjen në një moment të rëndësishëm, pasi të gjitha vendet ndodhen në krizë energjetike.

“Me agjencinë franceze kemi nisur që prej vitit të kaluar një bashkëpunim intensiv. Nga qershori 2020, kemi avancuar së bashku tre projekte të rëndësishme dy prej të cilave janë shuma buxhetaore prej disa miliona eurosh. Projekti që jemi më familjar është në kuadër të rindërtimit. Ju më keni dëgjuar shpesh t’i referohem ndihmës franceze, që akordon 60 mln euro për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në Durrës. Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm, sepse të gjitha vendet ndodhen në krizë energjetike. Shqipëria disponon një potencial të lartë të burimeve të rinovueshme. Ne sot prodhojmë energji 100% të rinovueshme, por nuk mjafton. Sot rezultatet e kësaj reforme janë të dukshme dhe po na ndihmojmë të adresojmë krizën energjetike aktuale. Kemi kursyer 8 mln euro në vitet e fundit si rezultat i humbjeve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë donatorët në sektorin e energjisë që kanë bërë të mundur këtë shumë investimi. Sot, kemi një panoramë tejet tjetër të sistemit. Numri i kompanive është rritur, nga 2 në 20. Mjetet e modelimit të vëna në dispozicion të sektorit do të bëjë të mundur mbështetjen e strukturave vendimmarrëse. Ne kemi marrë vendim që biznesin e vogël ta mbështesim. Shumë vende nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Ne kemi marrë zotim të kemi fuqi furnizimi, të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët pa ia rritur çmimet. Kjo është bërë e mundur për shkak të vëmendjes së kësaj qeverie, për shkak të punës së kompanive. Mbështetja e donatorëve kanë bërë që ta rikthejmë në vitalitet sektorin e energjisë dhe të ruajmë të pa ndryshuar dhe të mbrojtura çmimet e familjarëve dhe biznesit të vogël”.

Nga ana tjetër, Drejtoresha Rajonale e ADF, tha: “Bëhet fjalë për një marrëveshje të veçantë dhe të frytshme për të mbështetur qëndresën në sektorin e energjisë. Mobilizimi i instrumenteve financiare përbëjnë një mjet shtesë për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Mandati i agjencisë franceze të zhvillimit ka në synim të përshpejtojë angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE. Ne duam të përgëzojmë qeverinë shqiptare në nismat e ndërmarra në këtë kuadër. Në situatën ku Shqipëria është prekur në krizën energjetike rëndësia e këtij sektori merr vëmendje më të madhe. Programi që është mbështetur nga ne përmban një hua 50 mln euro në bashkëfinancim në një hua tjetër me vlerë prej 100 mln euro. Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për progresin e rregullt në respektimin e etapave dhe objektivave për 2021. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për partnerët shqiptarë, sidomos për ministrinë e Energjetikës. Ky nënshkrim i marrëveshjes është fillimi i një pune të frytshme me projekte të shumta që do të mbështesim”.

Etiketa: Kriza energjetikemarrëveshje huajeshqiperia

Ju sugjerojmë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Para
Video/“Hidhe armën, përtokë”, RENEA tregon forcën në një operacion të demonstruar

Video/“Hidhe armën, përtokë”, RENEA tregon forcën në një operacion të demonstruar

VIDEO/ Protestë në Lushnje, fermerët përplasen fizikisht me policinë

VIDEO/ Protestë në Lushnje, fermerët përplasen fizikisht me policinë

KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritjeve

KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritjeve

TE FUNDIT

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
2 Shkurt, 2026

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com