Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjetike prek edhe Gjermaninë, çfarë pritet të vendosi Bundestag

2022/02/06 at 8:58 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjetike prek edhe Gjermaninë, çfarë pritet të vendosi Bundestag

Çmimet e larta të energjisë në Gjermani rëndojnë jo vetëm qytetarët, por ato rrezikojnë edhe aftësinë konkurruese të ekonomisë gjermane. Shoqatat e sipërmarrjeve gjermane ngrenë zërin.


Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo pak gjermanë e qytetarë të tjerë në Europë kujdesen këto javë që të mos e lenë gjatë të ndezur ngrohjen. Në verë priten fatura shokuese, për shkak të pagesave shtesë për energjinë. Qeveria gjermane do të ndihmojë të paktën familjet me të ardhura të ulta. Të mërkurën (02.02) kabineti qeveritar gjerman u konsultua për dhënien e një shume ndihme për kostot e energjisë, pastaj për këtë vendos Bundestagu. Energjia sipas të dhënave të portalit krahasues, VOpinion: Energjia së shpejti e papagueshme? ervox është shtrenjtuar me 35%.

Rrezik i humbjes së aftësisë konkurruese

Por jo vetëm qytetarët gjermanë ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë. 50% e kompanive gjermane të nivelit të mesëm, sipas një sondazhi të fundit, mezi arrijnë t’i përballojnë çmimet shpërthyese të energjisë, të cilat që nga vjeshta e vitit të kaluar njohin vetëm rritje. Shoqata e Ekonomisë së Kompanive të Mesme paralajmëron, që të merren shpejt vendime nga politika, si ulja e taksës energjitike, ndryshe ekonomia gjermane humb aftësinë konkurruese.

Kompania gjermane “C.D. Walzholz GmbH & Co. KG” me shtrirje ndërkombëtare dhe e profilizuar për prodhime çeliku ndeshet me probleme të mëdha aktualisht. Prodhimi psh i çelikut special për fletë sharre dhe pajisje të tjera që duhen ngrohur ngadalë deri në 700 gradë celcius thishin shumë energji. Heino Buddenberg, drejtor teknik i Waelzholz thotë, se “kostot e larta të energjisë kanë një ndikim të madh në të gjithë kostot e prodhimit dhe së shpejti ne nuk do të jemi të gatshëm të ofrojmë çmime konkurruese.”

Edhe fabrika gjermane e letrës “Kabelpaper” është po ashtu nën presion. Çeliku dhe letra janë dy produkte të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: prodhimi i tyre kërkon ekstremisht shumë energji. Në kohët e rritjes së çmimeve të elektricitetit dhe gazit – një problem i madh. Sipas tyre, kostot e larta ata ua kalojnë konsumatorëve, që kanë qenë deri tani të gatshëm të paguajnë. Martin Schröder, drejtor teknik i “Kabel Premium Pulp & Paper”, shprehet, se “nuk kemi mundësi tjetër. Situata është kështu si është. Ndryshe nga konkurrenca në Francë apo në vendet skandinave, ne nuk mund të mbështetemi tek lirimet që i bëhen industrisë, që do të ulë çmimet tona të energjisë.”

Politika duhet të ndërhyjë

Për momentin kjo kompani po përpiqet të mbledhë energji sa të mundet, duke mbajtur syrin vigjilent ndaj tregjeve të paqëndrueshme. Disa makineri madje hiqen nga priza, kur çmimi është shumë i lartë. Megjithatë çmimet e larta të energjisë, po kërcënojnë investimet në teknologji të reja, përfshirë edhe energjitë e rigjenerueshme. Fabrika e letës Kabelpaper ishte duke planifikuar përdorimin e nxehtësisë gjeotermike. SipasMartin Schröder,”ne kemi bërë kërkime për energjinë gjeotermike…por ky projekt do të shtyhet tani. Na duhet të merrnim një vendim, pra ishim duke punuar në një sistem të madh ventilimi të ngrohjes. Por për të gjitha këto tani na mungojnë paratë dhe likuiditeti.”

Qeveria duhet të ndërhyjë, kërkon edhe Heino Buddenberg. Ai po shpreson, që kompanitë të çlirohen nga taksa dhe tarifa të caktuara…nëse jo, ai ka frikë që disa kompani do të mbyllen. “Gjithkush e di, që Gjermania ka pasur një industri tekstile në lulëzim në vitet 50-të…derisa biznesi u zhvendos ngadalë në Azi, për shkak se prodhimi u bë me kosto të papërballueshme. Unë vërtet do doja ta mënjanoja një fat të tillë për industrinë tonë por nuk mund ta përjashtoj këtë.”

Ministria Gjermane e Ekonomisë ka thënë, se nuk do t’i lerë vetëm bizneset që po përballen me kosto të larta energjie, dhe se po e vëzhgon situatën. Por kompanive si Waelzholz dhe Kabelpaper ju duhet më shumë se një premtim./DW



Ju sugjerojmë

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Para
Video/Përfundon mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për…

Video/Përfundon mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për...

Shkrumbohet totalisht një godinë banimi në Bulqizë, në të jetonin 4 familje

Shkrumbohet totalisht një godinë banimi në Bulqizë, në të jetonin 4 familje

Vrasja e të riut grek/Policia në kërkim të 20-vjeçarit: Ka ikur drejt Shqipërisë

Vrasja e të riut grek/Policia në kërkim të 20-vjeçarit: Ka ikur drejt Shqipërisë
















TE FUNDIT

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
2 Shtator, 2025

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com