Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjetike/ KESH: Rezervat në Hidrocentralin e Fierzës janë ruajtur

2021/10/09 at 8:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kriza energjetike/ KESH: Rezervat në Hidrocentralin e Fierzës janë ruajtur

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombetare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjtik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proçes dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjitik.


Kriza energjitike e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në tregun ndërkombëtar, ka nxitur një valë të gjerë debati në qarqet e ekspertëve të fushës dhe ato politike. Në Shqipëri 70-75 të nevojave për energji elektrike prodhohen në vend nga burime hidrike, dhe 25-30% importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane.

Korporata elektroenergjitike shqiptare i tha Zërit të Amerikës se rezervat energjitike të kaskadës në Hidrocentralin më të madh të vendit, në atë të Fierzës, janë ruajtur. Ato janë sa mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit dhe se nuk rrezikohen nga prurjet e ulëta, sipas KESH, që janë 60% më pak se mesatarja shumëvjeçare. Bazuar në të dhënat e kësaj korporate, niveli i hidrocentralit të Fierzës është 270.43 metra mbi nivelin e detit nga 296 që është maksimalja, ai i Komanit 170.50 metra nga 176, dhe i Vaut të Dejës 73.30 nga 76 metra, të cilat konsiderohen nga ekspertët kuota normale për sezonin.

Por vëmendja sot qëndron tek importi i energjisë elektrike me çmim disa herë më të lartë, se mesatarja e çmimeve gjatë viteve të fundit. Ekspertët argumentojnë se në tregjet ndërkombëtare, çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për prodhimin e saj.

Ata thonë se këto tendenca ishin shfaqur para fillimit të Pandemisë së Covid 19.

“Për të qenë realist, në këtë periudhë të vitit ne kemi qenë gjithnjë importues të energjisë elektrike.Dallimi këtë vit nuk është se kishte thatësirë. Vërtet erdhi pak më e fortë se vitet e tjera, por e vërteta është se tregu i jashtëm ka pësuar një ç’balancim të tillë saqë jo vetëm burimet janë vështirë për t’u gjetur, por dhë aty ku gjëndet çmimi i energjisë është i lartë. Marr si shëmbull gazin në tërësi. Ka një rritje të jashtzakonshme të kërkesës në treg. Kina po e dyfishon kërkesën. Kina është një konsumator shumë i madh. Edhe India ka kërkesë shumë të lartë. Brenda Europës të gjitha vendet po zëvendësojnë lëndët energjitike ma bazë karbonin, fosilet. Gjithashtu po zëvendësojnë centralet bërthamore dhe po kalojnë në termocentrale me gaz. Janë politikat ambjentale, janë protokollet e Kiotos, e kështu me rradhë që e diktojnë këtë. BE ka vendosur afate në këtë proçes, 2022 dhe 2035. Të gjitha vendet do të reduktojnë CO2, karbonin. Pra është rritur kërkesa për energji tjetër, konkretisht për gazin”– i tha Zërit të Amerikës Pajtim Bello, ekspert në fushën e energjisë.

Gjergj Bojaxhi, ish drejtues në sektorin energjitik, thotë se importi i energjisë me çmim më të lartë lidhet, jo vetëm me rritjen e çmimit të gazit në rajon dhe Europë, por dhe me mangësitë në marrjen e masave nga strukturat shtetërore në vend, për menaxhimin e krizave të tilla.

“Sistemi ynë energjitik është i lidhur me atë ballkanik dhe europian. Të thuash që nuk prekemi nga kriza nuk ëshë e saktë. Por përderisa kjo krizë energjitike për momentin është e përkohshme, mund të jetë dhe vetëm disa muaj, atëherë ka hapësirë për ta mabjtur atë nën kontroll, duke përmirësuar menaxhimin e sektorit energjitik, duke ulur humbjet të cilat janë 22.22%. Humbjet që i njihen nga ERE, OSHE-së janë vetëm 16.5%. Vetëm nëse marrim këtë difenrencë mes humbjeve faktike të OSHE-së, që vjen si shkak i keqmenaxhimit të tyre, dhe humbjeve që njihen nga ERE, ky 6.5% i humbjeve nëse konvertohet në vlerë me çmimet e bursës, që duhet të importohet kjo sasi për kompensim, vetëm për këtë vit deri në fund të tij do shkonte afërsisht 80 milion euro. Kështu që, ja ku i kemi fondet nëse bëjmë një mirmenaxhim të kompanisë për të amortizuar rritjet e çmimit të tregut, të cilat nuk janë 100% e konsumit në vend. Janë maksimumi vetëm 30% i tij” – u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH.

Në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, janë privatizuar 4 hidrocentrale, ai i Shkopetit i Ulzës dhe Bistrica 1 e 2, si dhe janë ndërtuar përmes kontratave konçensionare nga investitorët vendas dhe të huaj mbi 200 hidrocentrale të vegjël, të cilat prodhojnë rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Prej tyre, një numër jo i konsiderueshëm kanë fuqi të madhe prodhimi.

Zv. President i Konfindustria Albania, (shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri) Giordano Gorini, një prej investitorëve në hidrocentrale të vegjël, thotë se, kërkesat e vazhdueshme të prodhuesve të energjisë së rinovueshme, drejtuar qeverisë, për hartimin e politikave afatgjata në sektorin e energjisë, nuk janë marë në konsideratë.

“Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por politika e qeverisë shqiptare, këto vite ka qenë një politikë veçanërisht komerciale. Ta shpjegoj më mirë: qeveria ka kërkuar që të blejë diferencën e energjisë që konsumohet në vend, nga energjia që prodhohet. Deri tani kjo politikë ka pasur avantazhe sepse i ka lejuar OSHE-së të blejë energjinë me një çmim më të ulët nga ai që shisnin energjinë. Por tani që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë komerciale e emergjencës, është afatshkurtër. Kjo është arsyeja e krizës. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji. Prej 5-6 vitesh Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së rinovueshme ka kërkuar nga qeveria një tryezë teknike së bashku me sipërmarrësit të cilët duhet të investojnë shuma të mëdha, sepse sektori hidro -elektrik kërkon investime me kapitale të fuqishme. Efektet e krizës nuk evitohen sot dhe nesër. Ajo që ne i sugjerojmë me forcë, qeverisë shqiptare është një tryezë negociatash mes sipërmarrësve për të përballuar së bashku këtë krizë” – tha për Zërin e Amerikës, Giordano Gorini, Zv. President për çështje të energjjisë, Konfindustria Albania, shoqatë e industrialistëve italianë në Shqipëri.

Eksperti i sektorit të energjisë Pajtim Bello, thotë se Shqipëria nuk ka siguri energjitike.

“Siguria energjtike është si siguri kombëtare. Por nëse një qeveri nuk e ka në koncept këtë, mos prit të marrë masa të tjera, kur ajo merr nga thesi i sigurisë dhe nxjerr jashtë, siç ndodhi me dy hidrocentrale në lumin Mat, dhe dy hidrocentrale në Bistricë, që ishin perla të sistemit energjitik, ndër të parat që janë ndërtuar në Shqipëri. Kaskada e Drinit duhet të mbetet publike. Edhe ajo që do investohet dhe ajo që është, sepse do të rrisë sigurinë. Duke parë që jemi vend i varfër duhet të ketë mbrojtje sociale për popullatën, të mendosh që çmimet e energjisë dhe mund të rriten. Në vend që të marrësh masa sociale e kompenson me këtë prodhim publik”- tha Pajtim Bello, ekspert për çështje të energjisë.

Mjaft ekspertë mendojnë se nuk ka vend për të rritur çmmet e energjisë eletrike për konsumatorët shqiptarë, nëse çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar do të jenë të larta për një periudhë kalimtare duke marrë në konsideratë, sias tyre se ka mjaft hapësira për të përmirësuar dhe menaxhimin e këtij sektori./VOA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autoritetet britanike “Kent Police”  ka publikuar një listë me “personat më të kërkuar” në Britaninë e Madhe në të cilën janë edhe disa të rinj shqiptarë.

Reneo Shehu është një prej tyre i cili  u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Croën Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A Kokainë. Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën Ëantedn e Canterbury në Jug të Anglisë.

Eglant Lleshi është një tjetër i ri në kërkim. Mësohet se ai kërkohet nga autoritetet për një tentativë lëndimi të rëndë trupor pranë fshatit Blue Bell Hill . Ndërkohë pjesë e listës janë edhe shqiptarë të tjerë.

 

Androen Lafetaj, Shpëtim Rexhepi, Fasli Gjajxha dhe Sidorel Deshkaj në kërkim  për grabitje dhe armë, posedim të lëndës narkotike kokainë dhe për krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm.

 

 

 

 

 

 

 

Libani është zhytur në errësirë teksa vendi është përfshirë në një ndërprerje të energjisë që pritet të zgjasë disa ditë, në ​​mes një krize të rëndë ekonomike.

Një zyrtar qeveritar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dy termocentralet më të mëdhenj të vendit ishin mbyllur për shkak të mungesës së karburantit.

Rrjeti elektrik “ndaloi së punuari mesditën e sotme” dhe nuk ka gjasa të rindizet për disa ditë, thanë ata. Në 18 muajt e fundit Libani ka kaluar një krizë ekonomike dhe mungesa ekstreme të karburantit.

Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka shkaktuar demonstrata të mëdha kundër politikanëve.

Mungesa e valutës së huaj ndërkohë e ka bërë të vështirë pagesën e furnizuesve jashtë shtetit të energjisë.

 

Etiketa: edi ramaKriza energjitike


Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Policia britanike publikon emrat: Këta shqiptarë janë në kërkim

Policia britanike publikon emrat: Këta shqiptarë janë në kërkim

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri heq kostumin e diplomatit,vishet si James Bond

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri heq kostumin e diplomatit,vishet si James Bond

Kriza energjitike botërore, ky shtet ‘zhytet’ në terr

Kriza energjitike botërore, ky shtet ‘zhytet’ në terr
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com