Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza ekonomike në Britani

2022/11/23 at 4:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza ekonomike në Britani

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ekonomia e Britanisë do të tkurret me 0.4 për qind në vitin 2023, më shumë se çdo ekonomi tjetër në grupin e 7-të vendeve më të pasura të botës. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, analistët thonë se presionet ekonomike globale janë ndërlikuar nga kaosi i fundit politik.


Familja Gray po përgatitet për Krishtlindje. Fëmijët po entusiazmohen nga dita në ditë. Por e ëma e tyre Hayley është e shqetësuar.

“Më duhet të sigurohem që kam para për gaz dhe energji elektrike. Fizikisht, nuk do të jem në gjendje të festoj. Ata nuk do të kenë pothuajse asgjë për Krishtlindje.”

Janë këto shqetësime që po ndjehen në të gjithë Britaninë. Standardi i jetesës gjatë dy viteve të ardhshme parashikohet të bjerë në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimit të tij në vitin 1956. Organizatat bamirëse po shohin kërkesë të pashembullt për ndihmë.

“Fillimisht ishin njerëzit e pastrehë që kishin nevojë për atë mbështetje. Tani janë njerëzit në punë, janë njerëzit që nuk kanë mundësi të gatuajnë në kuzhinat e tyre, të cilët kanë nevojë për mbështetje”, thotë Charlotte Hill me organizatën “Felix Project Food Bank”.

Gjendja ka të ngjarë të përkeqësohet – me rritjen e taksave të reja dhe shkurtimet për shpenzimet. Qeveria fajëson koronavirusin dhe Rusinë.

“Ndikimi i vazhdueshëm në zinxhirët e furnizimit i ka bërë mallrat më të shtrenjta dhe ka nxitur inflacionin. Dhe kjo është përkeqësuar nga një krizë energjetike e krijuar nga Rusia”, thotë Jeremy Hunt, sekretar i Thesarit.

Këto kriza janë globale. Por Britania ka probleme unike, thotë analisti John Kampfner.

“Ato janë akumuluar në Britani nga një sërë qeverish të drejtuara ideologjikisht, kompetenca e të cilave ishte shumë e hapur për t’u vënë në pikëpyetje, duke kulmuar në dyzet e pesë ditët katastrofike të Liz Truss-it”.

Planet e ish-kryeministres Liz Truss për të ulur taksat dhe për të rritur shpenzimet shkaktuan rritje të kostove të huamarrjes dhe rënie të paundit, duke e detyruar atë përfundimisht të japë dorëheqjen muajin e kaluar. Efektet janë ende duke u ndjerë.

Për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve, Parisi javën e kaluar u bë tregu më i madh i aksioneve në Evropë duke lënë pas Londrën.

Analistët thonë se Britania ka probleme të tjera të krijuara në vend. Vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian solli barriera të reja tregtare. Brenda natës, sipërmarrësi Simon Spurrell humbi 285 mijë dollarë në biznesin evropian. Këtë vit ai vendosi t’ia shesë kompaninë e tij të djathit një rivali më të madh me qasje në tregun evropian.

“Ne nuk kemi më qasje në BE, (që) do të thoshte se duhej të përpiqeshim të gjenim një zgjidhje”.

Është e qartë se Brexit po pengon rritjen, thotë analisti Kampfner.

“Ishte kamufluar nga pandemia në 2020 dhe 2021, kështu që pasojat e drejtpërdrejta të shumë prej vendimeve të Brexit nuk mund të dalloheshin. Tani po shihen përfundimisht”.

Kryeministri Sunak këtë javë këmbënguli se Brexit mund të jetë një sukses.

“Unë votova për Brexit-in, besoj në Brexit dhe e di se Brexit mund të sjellë dhe tashmë po sjell përfitime dhe mundësi të mëdha për vendin”.

Qeveria thotë se shtrëngimi i rripit tani do të nënkuptojë një recesion më të shkurtër. Por për miliona britanikë, gëzimi i Krishtlindjeve do të jetë i heshtur – dhe vitet e ardhshme do të jenë të vështira./ VOA



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Ronaldo zyrtarisht pa skuadër, cilat janë destinacionet e mundshme

Ronaldo zyrtarisht pa skuadër, cilat janë destinacionet e mundshme

Berisha pas takimit me Metën: Koordinim të përpjekjeve kundër qeverisë

Berisha pas takimit me Metën: Koordinim të përpjekjeve kundër qeverisë

Ndërtoi pa leje, Rama për dënimin e Mimoza Ahmetit: Pas këngëtarit, ja dhe një poete

Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë do t’i kushtojë Shqipërisë 450 mijë euro
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}