Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e vazhdueshme i kushton Gjermanisë 735 miliardë euro

2025/03/10 at 11:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza e vazhdueshme i kushton Gjermanisë 735 miliardë euro

Krizat e pesë viteve të fundit i kanë kushtuar Gjermanisë shumë.

Ky është rezultati i hulumtimit të Institutit të Ekonomisë Gjermane. Ekonomistët kërkojnë masa.

Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, krizat e pesë viteve të fundit i kanë kushtuar Gjermanisë pothuajse 750 miliardë euro. Pa to, produkti i brendshëm bruto do të ishte rreth 735 miliardë euro më i lartë, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonominë Gjermane në Këln (IW), njoftojnë agjencitë e lajmeve.

“Pas rikuperimit nga tronditja pandemike, ekonomia gjermane nuk e ka arritur nivelin e vitit 2019 për tre vjet me radhë”, thuhet në raport. Në të njëjtën kohë, humbjet ekonomike janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit në Gjermani.

Gjatë krizës strukturore nga viti 2001 deri në vitin 2004, humbjet arritën në 3,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa kostot ekonomike të krizës financiare 2008/09 arritën në 4,1 për qind. Që nga shpërthimi i pandemisë, humbjet kanë arritur në një rekord prej 4,3 për qind të PBB-së.

Neglizhenca ndaj mjedisit të biznesit?

“Gjermania është në krizën e saj më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi,” tha drejtori i ekipit që ka bërë këtë analizë të IW, Michael Grömling. “Korona dhe Ukraina kanë ndalur pothuajse tërësisht aktivitetin investues të kompanive. Kjo tashmë po redukton potencialin tonë të prodhimit dhe do të vazhdojë të pengojë edhe në vitet e ardhshme.”

Por edhe politika mban përgjegjësi. Për vite me radhë ka neglizhuar mjedisin e biznesit, pra kushtet për të bërë biznes brenda vendit. “Kjo është arsyeja pse krizat na godasin kaq shumë,” tha Grömling. Detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të kompensojë këtë boshllëk – për shembull, me stimuj financiarë, energji më të lirë dhe më pak burokraci.

Rënie e madhe e konsumit privat

Humbjet totale në konsumin privat gjatë pesë viteve të fundit, sipas studimit, arrijnë në rreth 470 miliardë euro. Kjo përkon me një shumë prej 5.600 euro për frymë. Megjithatë, në terma afatgjatë, ndikimi më i rëndësishëm do të jetë ulja e nivelit të investimeve të korporatave.

“Ndërsa në periudhën kryesore të pandemisë, humbjet e konsumit ishin dukshëm më të mëdha se humbjet e investimeve, vitet e fundit ndikimi negativ i mungesës së investimeve është ndjerë gjithnjë e më shumë”, thekson IW. Në formimin e kapitalit fiks bruto, humbjet në 20 tremujorët e fundit, që nga shpërthimi i pandemisë, vlerësohen në 265 miliardë euro.

Mbështetje ekonomike për planet e reja të investimeve

Ndërkohë, Unioni CDU/CSU dhe Partia Socialdemokrate (SPD) kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociatat e tyre dhe kanë rënë dakord për një paketë investimesh me përmasa historike të financuara nga borxhi për mbrojtjen dhe infrastrukturën.

Nga njëra anë, kufiri i përcaktuar me kushtetutë i huamarrjes do të lehtësohet për shpenzimet e mbrojtjes, siç njoftuan negociatorët pas raundit të tretë të bisedimeve të martën (4 mars) në mbrëmje në Berlin. Gjithashtu, do të krijohet një fond special prej 500 miliardë eurosh për rindërtimin e infrastrukturës.

Ekonomistët vlerësojnë pozitivisht marrëveshjen e arritur. “Ky është një moment historik, një paketë e fortë dhe e mirë,” tha Jens Südekum, profesor i ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf.

Megjithatë, çelësi është të sigurohet që paratë të investohen në projekte të përshtatshme. “Fondi i posaçëm i infrastrukturës duhet të shoqërohet me një përshpejtim të procedurave të miratimit dhe dhënies së lejeve të ndërtimit”, theksoi Südekum.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për dërgimin e një mesazhi bindës për sektorin privat se shteti tani është duke hyrë seriozisht në një ofensivë investimi. “Në përgjithësi, Evropa është në mes të një kthese historike,” komenton Carsten Brzeski, kryeekonomist në ING.

“Zhvillimet e ditëve të fundit ndoshta e kanë shtyrë qeverinë e ardhshme gjermane të ndërmarrë një hap historik, duke shpallur një paketë tatimore që më në fund mund të shënojë fillimin e viteve më të mira për ekonominë”, përfundon Brzeski./DW

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Sekretari amerikan i Shtetit viziton Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët ukrainas! Rubio: Trump i vendosur t’i japi fund luftës 

Rubio: SHBA mbyll zyrtarisht 83% të programeve të USAID! Anulohen mbi 5 mijë kontrata 

Gradohen gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura/ Vengu: Investojmë në kapacitete njerëzore

Gradohen gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura/ Vengu: Investojmë në kapacitete njerëzore

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com