Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

2025/06/16 at 8:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë mbledhur në Kanada për një samit ku pritet të diskutohet për luftimet dhe mënyrat se si të ndalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Edhe lufta në Ukrainë do të jetë në agjendën e takimit treditor të udhëheqësve të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili po mbahet në Kananaskis të Kanadasë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, të takohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Para se të nisej nga Uashingtoni drejt Kanadasë më 15 qershor, Trump u pyet se çfarë hapash po ndërmerr për të ulur tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Shpresoj që të ketë një marrëveshje”, tha ai. “Mendoj se është koha për një marrëveshje”,shtoi udhëheqësi amerikan.

Trump ka lavdëruar ofensivën e Izraelit, ndërkaq ka hedhur poshtë akuzat e Iranit se SHBA-ja ka marrë pjesë në këtë ofensivë, duke paralajmëruar Teheranin që të mos ndërmarrë sulme ndaj caqeve amerikane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 15 qershor, i tha se diplomacia është rruga më e mirë drejt zgjidhjes.

Duke folur në një konferencë të G7-ës, von der Leyen për dhunën e re e fajësoi Iranin, duke përmendur gjetjet e bëra publike javën e kaluar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilat tregonin se Irani nuk po i përmbushte obligimet e tij.

“Në këtë kontekst, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale”, tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se në samitin e G7-ës duhet të diskutohet për krizën me Iranin, por edhe për Ukrainën, e cila po sulmohet me dronët që Teherani ia ka shitur Rusisë.

“Lloji i njëjtë i dronëve të prodhuar nga Irani dhe raketat balistike po godasin qytetet në Ukrainë dhe në Izrael. Prandaj, këto kërcënime duhet të adresohen së bashku”, tha ajo.

Von der Leyen u shpreh gjithashtu se duhet t’i bëhet më shumë presion Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Izraeli tha se i nisi sulmet për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Ai ka vrarë komandantë kryesorë dhe shkencëtarë iranianë gjatë sulmeve fillestare më 13 qershor.

Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hossein Kermanpour, ka deklaruar se 1.277 persona të tjerë janë hospitalizuar, duke shtuar se mbi 90 për qind e viktimave janë civilë.

Në Izrael, të paktën dhjetë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë.

Në valën e parë të sulmeve, Izraeli dukej se po shmangte shënjestrimin e infrastrukturës së energjisë në Iran, por më 15 qershor Ministria e Naftës e Iranit tha se Izraeli kishte goditur dy depo karburantesh në Teheran.

Izraeli tha se sulmet e tij më 15 qershor goditën Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, vende nga ku lëshohen raketat dhe fabrika që prodhojnë komponentë të mbrojtjes ajrore.

Mediat iraniane pranuan se ka pasur shpërthime dhe zjarre si pasojë e një sulmi ndaj një avioni cisternë iranian në Mashhad, në verilindje të vendit.

Izraeli tha se raketat iraniane goditën Tel Avivin dhe qytetin-port Haifa herët më 16 qershor, duke shkatërruar shtëpi. Mediat izraelite raportuan se të paktën tre persona u vranë në qendër të vendit, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet gjatë natës.

Mes frikës për përshkallëzimin e konfliktit, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i tha mediave shtetërore se vazhdimi i negociatave bërthamore me SHBA-në do të ishte i pajustifikueshëm, ndërsa gjenerali iranian Esmail Kosari tha se Teherani po shqyrton mundësinë e mbylljes së ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin ndërkombëtar.

Ka frikë se dhuna mund të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, një rajon ku tensionet janë të larta që prej 7 tetorit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit. Izraeli është kundërpërgjigjur me një ofensivë, që thotë se synon shkatërrimin e Hamasit në Rripin e Gazës./REL

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com