Bota

Kriza e pandemisë/ Qeveria italiane miraton një paketë të re ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 18/10/20 |
Al Do

Italia ka miratuar një paketë të re në buxhetin e saj 2021 për të stimuluar ekonominë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia.

Pas një takimi deri në orët e vona të natës, qeveria e udhëhequr nga Lëvizja 5-Yje dhe partia e qendrës së majtë, PD, ranë dakord për një version paraprak të paketës stimuluese, tha një burim qeverita.

Përveç masave për të mbështetur sistemin shëndetësor dhe arsimor, qeveria do të krijojë edhe një fond prej 4 miliardë eurosh për të kompensuar kompanitë e goditura më keq nga bllokimet. Buxheti gjithashtu shtrin skemat e pushimeve të përkohshme nga puna për kompanitë me punëtorë me leje dhe ofron ulje taksash për të mbështetur punësimin në jugun e varfër të vendit.

Kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të njoftojë gjithashtu masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. /Opinion.al

Pas