Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e migracionit në Itali/ Si do të vazhdohet më tej?

2023/09/18 at 12:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e migracionit në Itali/ Si do të vazhdohet më tej?

Në Lampeduza, presidentja e KE, Ursula von der Leyen premtoi shumë për të lehtësuar ishullin e mbingarkuar me mijëra migrantë.

Por ajo varet nga vendet anëtare të BE, e shumë refuzojnë të pranojnë refugjatë nga Italia.

Në Lampeduza, presidentja e Komisionit Europian, gjermanja Ursula von der Leyen premtoi një plan 10-pikësh për lehtësimin e krizës: ndihma të shpejta nga Brukseli, masa kundër krizës humanitare në ishullin, ku çdo ditë vijnë disa qindra refugjatë, ose edhe mijëra. Por kryesisht mesazhi i saj, ishte se BE nuk e le vetëm Italinë.

“Kjo ka rëndësi për mua, sepse migracioni i parregullt është një sfidë për Europën dhe prandaj ka nevojë për një përgjigje europiane”, tha von der Leyen.

Por si duket kjo përgjigje nuk dihet. Plani 10-pikësh nuk përmban shumë pika të reja, dhe ajo që është e re nuk mund të vendoset vetëm nga presidentja e KE.

Ursula von der Leyen është e varur nga shtetet anëtare. Për shembull propozimi, që refugjatët të shpërndahen nga Lampeduza në vende të tjera të BE.

“Ne do të mbështesim më fort shpërndarjen e refugjatëve dhe kërkojmë nga vendet anëtare të praktikojnë mekanizmin vullnetar të solidaritetit e të pranojnë refugjatë nga Italia”, kërkoi von der Leyen.

Por realisht nuk duken mirë punët me mekanizmin e solidaritetit. Edhe Gjermania e ndali këtë program përkohësisht dhe nuk merr më refugjatë nga Italia.

Arsyeja: Qeveria e Romës refuzon të mbajë premtimin e saj, të marrë mbrapsht ata azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht nga Italia në Gjermani. Më shumë se 12.400 raste të tilla ka pasur vetëm e kaluar. Vetëm 10 raste pranoi Italia.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser përpiqet të gjejë një zgjidhje të përbashkët me homologët nga Franca dhe Spanja. Për mediat gjermane, ajo tha se po përpiqemi për të një aksion tër përbashkët për të ndihmuar nga ana humanitare Italinë dhe të kontrollojmë më mirë migracionin.

“Në këtë kuptim është gjëja e duhur që të së bashku me këto vende të kërkojmë zgjidhje.”

Konkretisht von der Leyen premtoi zgjerimin e misionit të marinës. Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve, Frontex do duhet të mbikqyrë më fort se deri tani kufijtë e jashtëm të BE, një ide që mbështetet edhe nga Gjermania. Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Faeser tha se “ne nuk do mund të kemi rrugë tjetër. Ndryshe nuk do ta vemë dot nën kontroll gjendjen e migracionit.”\DW

Etiketa: emigrantekelampedusaUrsula von der Leyen

Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Para
Dërgohet për gjykim drejtoresha e Spitalit Memorial Fier, për çfarë akuzohet

Dërgohet për gjykim drejtoresha e Spitalit Memorial Fier, për çfarë akuzohet

Atentati ndaj Ines Hajrullës, Apeli lë në fuqi dënimin ndaj grupit të Vlorës

Atentati ndaj Ines Hajrullës, Apeli lë në fuqi dënimin ndaj grupit të Vlorës

“Çmimet më të larta se mesatarja e BE”, Berisha: Zgjidhja e vetme minimumi jetik

“Çmimet më të larta se mesatarja e BE”, Berisha: Zgjidhja e vetme minimumi jetik

TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com