BUDAPEST-Qindra emigrantë kanë protestuar para një stacioni të madh hekurudhor në kryeqytetin hungarez pasi policia kishte rrethuar terminalin për të ndaluar emigrantët që ishin nisur drejt vendeve të BE-së. Turma e njerëzve thërriste “Gjermania” dhe tundnin biletat e trenit nëpër duar.
Mijera emigrantë arrijnë të kalojnë cdo ditë kufirin dhe të mbërrijnë për azil në vendet e BE-së. Sipas autoriteteve austriake, 3 650 emigrantë mbërritën në Vjenë nga Hungaria vetëm gjatë ditës së hënë.
Kaos në Hungari
Rreth 1000 emigrantë gjendeshin jashtë stacionit të trenit Keleti, në lindje të qytetit te Budapestit gjatë paradites së të martës. Për disa orë linja hekurudhore u paralizua. Por ajo së shpejti u rihap për udhëtarët vendas, ndërsa policia mbante turmën e emigrantëve në hyrjen kryesore të stacionit.
Numri i emigrantëve që hyjnë në Evropë ka arritur rekordin në muajin korrik, ku sic raporton BBC numërohen107.500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kanë shkuar në Gjermani.