Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza dhe shkëlqimi i librit në kohë pandemie

2020/04/23 at 8:36 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza dhe shkëlqimi i librit në kohë pandemie

Nga Rita Petro  – Në Ditën Ndërkombëtare të Librit

Investimi për librin është investim për njerëz të bukur e të përgjegjshëm, për njerëz mendjehapur, kurajozë e tolerantë. Një qeveri që investon për librin, në radhë të parë ka investuar për vetveten. Lum kush e kupton këtë!

Sivjet na munguan disa aktivitete apo panaire libri. Mbase do të mungojnë dhe disa tituj të mirë të planifikuar për këtë vit, për shkak të krizës së pandemisë.

Por kurrë ndonjëherë libri nuk ka qenë kaq  pranë nesh sa në këto kohë izolimi. Kurrë ndonjëherë nuk kemi prekur kaq libra brenda një dite për t’i lexuar apo për t’u fotografuar me ta. Dhe sa të bukur na bën mdriçimi i librit! Kurrë ndonjëherë bibliotekat nuk janë kthyer në pjesë të skenës sonë kur jemi para ekranit. Kurrë ndonjëherë më shumë se këto ditë shkrimtarët, filozofët e shkencëtarët, por dhe njerëz të tjerë i janë kthyer vetevetes me vetëdijën për të shkruar ndjesitë dhe meditimet e veta në lidhje me dilemat e ekzistencës humane.

Kurrë ndonjëherë ata nuk kanë qenë më pranë lexuesve të vet se këto ditë me zërin e tyre dhe me mesazhet e tyre. Kurrë ndonjëherë nuk i jemi kthyer filozofëve e shkrimtarëve të mëdhenj të botës (Boccaccio, Camus, Marquez, Shakespeare etj) për të gjetur te ata riciklimin e historisë njerëzore dhe të dramave brenda shpirtit tonë, për të gjetur kuptimin e jetës sonë, temë të cilën e trajton dhe ajo që konsiderohet si vepra e parë e shkruar letrare e botës, “Epi i Gilgameshit”.

Nuk jam penduar kurrë për profesionin tim si shkrimtare dhe botuese. Të transmetosh te të tjerët dije dhe t’i pasurosh ata shpirtërisht e mendërisht nuk ka profesion më të bukur. Ndaj këtë ditë feste të librit uroj të gjithë poetët e shkrimtarët, kolegët e mi botues, Gëzuar!

E mbi të gjithë uroj lexuesit tanë të nderuar; ata që na kënaqin me vlerësimet e tyre, që na bëjnë të përsosemi me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Libri bashkon mendjet, zemrat, shpirtrat. Libri është dashuri që s’të lë kurrë të ndihesh i vetmuar apo i varfër. Sfida më të mëdha na presin për ta përballuar këtë krizë që të gjithëve po na dëmton materialisht. Por prania e librit kaq pranë nesh këto ditë, na bën të mos heqim dorë kurrë.

Etiketa: Libririta petro

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Para
Ishte prekur nga koronavirusi, humb jetën 60-vjeçari në Francë

Thyhet kurba e infektimeve në Francë

Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Ndiqni live emisionin Opinion

COVID-19/SHBA beson se Kina ka përhapur lajme të rreme mbi masat amerikane

COVID-19/SHBA beson se Kina ka përhapur lajme të rreme mbi masat amerikane

TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të ndërmarra në lidhje me protestën që PD zhvillon përpara Kryeministrisë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com